• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionistët shqiptarë në dilemën e madhe të festave

by Java News
24/12/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fiks Fare në prag të festave të fundvitit vizitoi një familje pensionistësh për të parë nga afër se si ata ia dalin të festojnë natën e ndërrimit të viteve me pensionet që kanë.

Këtë vit, qeveria ka shpërndarë një bonus prej 5 mijë lekësh të reja për çdo pensionist, por a u dalin të ardhurat të festojnë siç duhet?

Gazetarët e Fiksit trokitën në derën e çiftit Kostalli nga Tirana. Të ardhurat që marrin çifti Kostalli janë 28 mijë lekë të reja në muaj. Burrë e grua të ulur, në prani të kamerës së Fiksit, të dy bëjnë llogaritë dhe listën e produkteve që ju duhet për festat. Sipas zonjës së shtëpisë, gjeli për Vitin e Ri dhe mishi i qengjit për Krishtlindje janë shumë të domosdoshëm. Pastaj vijnë fruta-perimet dhe pijet.

Përbërësit e bakllavasë edhe mbi të gjitha 12 kokrra rrush që sipas saj sjell mbarësi. Me llogaritë e bëra dhe me shumë mungesa lista shkon diku tek 15 mijë lekë të reja. I zoti i shtëpisë tregon se drita, ujë, telefon dhe gaz kushtojnë rreth 7 mijë.

Për të blerë listën që të dy të moshuarit kishin bërë i shoqëroi edhe gazetarja e Fiksit. Të gjitha produktet në total shkuan rreth 18 mijë lekë të reja. Pra çiftit Kostallari për të shtyrë muajin i mbetën vetëm 3 mijë nga pensioni plus dhe bonusi i qeverisë. Ata shprehen një zëri që ndihma e vetme për të shtyrë muajin është ajo që u japin fëmijët. Nëse nuk do të ishin fëmijët për t’i ndihmuar ata do të blinin një pulë 500 lekëshe, pak sallatë dhe patate e kështu do ta kalonin Vitin e Ri.Këtë vit produktet për tryezën e Vitit të Ri ju bënë dhuratë nga Fiks Fare. Vitin tjetër…(Tch)

Next Post
SHBA/Në pritje të shefit të ardhshëm të Pentagonit!

SHBA/Në pritje të shefit të ardhshëm të Pentagonit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In