• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionistët do marrin shpërbim për festat e fundvitit, në dispozicion 18 mln USD

by Java News
27/11/2017 19:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në buxhet janë veçuar tashmë paratë dhe pritet vetëm vendimi i Këshillit të Ministrave për të përcaktuar se si do të jetë këtë vit Paketa e Solidaritetit. Bëhet fjalë për shpërblimet e fundvitit, që do të marrin rreth 650 mijë pensionistë. Për këta të fundit, fondi i ndarë veç në buxhetin e këtij viti është rreth 18 milionë USD. “Rritet me 1.8 miliardë lekë kontributi nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si rrjedhojë e performancës së lartë në mbledhjen e tyre gjatë periudhës janar-shtator 2017.
Kjo rritje shkon tërësisht për bonusin e pensionistëve, me një efekt neutral për buxhetin e shtetit”. Kjo fjali, e shkëputur nga relacioni për ndryshimin e buxhetit të këtij viti, qartëson se paratë në buxhet janë dhe do të shpërndahen për festat e fundvitit. Shpërblimi i pensionistëve ka qenë një politikë konstante e të gjitha qeverive.

Ajo ka ndryshuar në varësi të situatës së buxhetit, por përgjithësisht janë gjetur paratë për të ndarë një shpërblim për pensionistët. Problemi i qeverisë është se krahas pensionistëve, do të duhet të shpërblejë edhe familjet në nevojë apo ata që marrin pagesa papunësie, si dhe disa shtresa të tjera vulnerabël. Për pensionistët, fondi i vënë në dispozicion, pret vetëm firmën e qeverisë për t’u shpërndarë. Përgjithësisht, paratë e “festave” janë ndarë në mënyrë të barabartë për të gjithë pensionistët.

Por shuma e kaluar në buxhet këtë vit, bën që shpërblimi të jetë mesatarisht 2700 lekë. Parashikohet që kjo shumë të subvencionohet nga buxheti, në mënyrë që pensionistët të marrin 3 mijë lekë shpërblim për festat. Vendimi i qeverisë do të përcaktojë kategoritë e pensionistëve që do të marrin shpërblim.

E sigurt është që shpërblimi do të ndahet brenda dhjetorit. Zakonisht, qeveria e merr vendimin në mes të muajit dhjetor pasi të rakordohen shumat në buxhetin e shtetit. Datat e shpërndarjes caktohen me një udhëzim të ISSH dhe çdo pensionist, krahas pensionit mujor, do të marrë edhe shtesën prej 3 mijë lekësh. Sidoqoftë, edhe në rast se pensionistët për ndonjë arsye nuk e tërheqin shpërblimin brenda muajit dhjetor 2017, e drejta për ta marrë kalon edhe muajin tjetër, pra në janar 2018.

Grafiku, për shkak të traditës së këtij vendimi, është gati. Institucionet presin vetëm vendimin e qeverisë dhe kalimin e fondeve, për të bërë të mundur ndarjen e parave.

ma.me

Next Post
Në këtë ditë, më 27 nëntor, lindi Celsius

Në këtë ditë, më 27 nëntor, lindi Celsius

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

Sekretet e dosjes Epstein: Bill Gates fshihte sëmundjen e tij nga Melinda pas marrëdhënieve me vajza ruse

January 31, 2026
Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

Forumi i ndryshimit të mosndryshimit

January 31, 2026
Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku i ofron dorëheqjen Kuvendit të partisë

January 31, 2026
Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

Ambasadorja franceze: Shqipëria e shtrin hapin drej BE-së! Schieder: 2029-a, vit kyç për anëtarësimin

January 31, 2026
Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

Dosjet e reja të Epstein/ Publikohen foto të ish-princit Andrew në gjunjë mbi një vajzë

January 31, 2026
Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

Çështja e Irena Gjokës, PD: Vendimi i KLGJ papërgjeshmëri, ILD të veprojë me shpejtësi!

January 31, 2026
Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

Përmbyset kamioni në Palasë, plagosen 3 persona

January 31, 2026
Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

Dyshime për akte terroriste, arrestohet një person në Austri/ Kishte plane për të sulmuar…

January 31, 2026
Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

Protestat e Lapajt para Kryeministrisë, Avokati i Popullit ndërmerr masa për monitorim, do të vëzhgohet nga ekipi i institucionit

January 31, 2026
Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

Iu merrnin para qytetarëve dhe i mashtronin se do t’u blinin apartamente, në pranga çifti i agjentëve imobiliarë

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In