• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionistët lejohen të lëvizin çdo ditë deri në orën 08:30, Rama-kryebashkiakëve: Ndiqni nga afër gjithçka

by Java News
24/04/2020 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama iu ndau disa detyra të rëndësishme kryebashkiakëve të disa bashkive, të cilat i ka futur në zonën e gjelbër dhe ka dhënë dritën jeshile për lehtësim të masave kundër koronavirusit, siç janë bashkitë e Dibrës, Gjirokastrës, etj; ku virusi ka përhapje shumë të vogël.

Në një komunikim live përmes “Facebook” me kryebashkiakët, Rama iu kërkoi atyre të marrin masa personalisht për zbatimin e masave të reja të marra për këto bashki, ku do të lejohet lëvizja e njerëzve, por me disa kufizive.

Duke u ndalur te pensionistët, kryeministri tha se do të lejohen të lëvizin çdo ditë deri në orën 08:30, por duke qenë se janë më delikatët, kryebashkiakët duhet t’i shohin me shumë kujdes dhe me vëmendje të veçantë.

“Risku i ulët nuk do të thotë që ju jeni në zona të paprekshme, sikundër nuk do të thotë se nëse rregullat nuk zbatohen, zona nuk mund të kthehet nga e gjelbër në të kuqe. Doja të komunikoja drejtpërdrejt me ju, që të merrni masat personalisht. Ndiqni nga afër gjithë zhvillimin e kësaj hapjeje pas një periudhe jo të vogël të mbyllur. Ju them së pari se do të ketë një fashë të veçantë për pensionistët cdo mëngjes, pra që deri në orën 08:30 të mëngjesit pensionistët do të kenë mundësi për lëvizje, për të marrë ajër, dhe në këtë fashë nuk do të ketë këmbësorë të tjerë, vetëm ata që do të kenë autorizimin për të shkuar në punë.

Është shumë delikate çështja e të moshuarve, ndaj dhe duhet shumë kujdes e vëmendje nga ana juaj, që të garantohet që kjo orë nuk do të kthehet në problem. Pastaj, mund të lëvizin gjithë të tjerët, por me kushtin jo më shumë se dy persona në ecje dhe në asnjë mënyrë makinat të lëvizin jashtë zonës. Kjo do të thotë që makinat mund të lëvizin vetëm brenda Qarkut të Dibrës, Gjirokastrës, por jo të dalin në qytetet e tjera”, tha Rama. /e.s/

Next Post
“Qendrat tregtare të rihapura që më 14 prill”, Austria bëhet gati për t’u futur në normalitet

“Qendrat tregtare të rihapura që më 14 prill”, Austria bëhet gati për t’u futur në normalitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

Si po e bjerr Elda Hoti “narkoshtetin” e PD dhe misteri i dorëheqjes së Mark Markut

February 20, 2026
Salianji nis foltoret anti-Berisha nga Korça? Ish-deputeti: Kur politika përpiqet të humbasë kuptimin e saj, forca vjen nga …

Partia Demokratike midis entuziazmit të bazës dhe frikës së kupolës

February 20, 2026
Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Rrahu dhe kërcënoi punonjësin e Policisë Bashkiake, shpallet në kërkim 19-vjeçari

February 20, 2026
Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

Prokurori që ndoqi Millosheviçin: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së do të ishte barrë e rëndë për Kosovën

February 20, 2026
Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja Sala prezanton hapa të rinj për diagnostikimin e sëmundjeve të rralla në Shqipëri

February 20, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

“726 pasuri të sekuestruara nga krimi”, Koçiu: Do t’u jepen familjeve të policëve të vrarë dhe…

February 20, 2026
Berishës i ngjallen kujtimet në vendlindjen e Enverit: Mbajta një fjalim për lopët në 1988 dhe…

Enverët tanë

February 20, 2026
Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

Andrew nuk është i vetmi… Anëtarë të pesë familjeve mbretërore të përfshira në dosjen “Epstein”

February 20, 2026
Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

Paralizohet aeroporti i Vjenës, anulohen mbi 150 fluturime

February 20, 2026
Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

Vëllai i Suel Çelës përfundon në spital, Mario Çela u ekstradua nga Belgjika, me vete kishte edhe një epikrize

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In