• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensioni për ish-të përndjekurit, lehtësohen procedurat, çfarë duhet të dini

by A R
30/03/2018 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vit burg, kur ish të dënuarit politikë detyroheshin të punonin në minierë, do të njihet si dy vite punë.

Qeveria miratoi dje projektligjin që lehtëson dhe shkurton vitet e punës për ish-të dënuarit politikë.

Sipas ligjit të ri që do të kalojë në kuvend, çdo i dënuar që ka punuar me detyrim në minierë, do të përfitojë pension minatori.

Nga ana tjetër, ligji lehtëson edhe procedurat për dokumentet. Kjo, pasi kërkesa e deritanishme për të dorëzuar vërtetim nuk do të jetë më një detyrim për ata të dënuar që janë në prag pensioni. Me ligjin e ri, ata që kanë punuar dy vite në nëntokë, do t’u njihen si katër vite kontributive, ata që kanë 5 vite, do t’u njihen si 10 e kështu me radhë.

ÇFARË PARASHIKON LIGJI

“Koha e vuajtjes së dënimit të ish-të dënuarve politikë në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë, për efekt pensioni, të njihet si punë e kryer në minierë në nëntokë. Periudha njihet sa dyfishi i periudhës së qëndrimit në këto burgje”, thuhet në ligj. Me skemën e re të pensioneve, sa më gjatë të punosh, aq më shumë del masa e pensionit. Duke llogaritur një vit për dy vite kohë pune, edhe masa e pensionit rritet.
Ligji i ri parashikon gjithashtu se, “Paga llogaritet sa paga e punës në minierë. Vërtetimi për kohën e vuajtjes së dënimit në burgjet ku punohej në minierë në nëntokë lëshohet nga Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë”. Kjo do të thotë se lehtësohen procedurat për nxjerrjen e dokumenteve nga një zyrë në tjetrën. Do të jenë vetë këto institucione që do të nxjerrin dokumentet.

PREMTIMI I AHMETAJT

Sipas Ahmetaj, janë 264 të dënuar në prag pensioni që përfitojnë drejtpërsëdrejti nga kjo nismë. Në një videokonferencë me ish-të përndjekurit para rreth 1 muaji, ai u premtoi atyre ndryshimin e skemës.
“Ju jeni 264, pra, jeni pak më shumë se 150 vetë që përfitoni nga ky ndryshim. Jeni 264 dhe menjëherë, sa të ndryshojë ligji, ju menjëherë automatikisht përfitoni të drejtën që ju ka munguar”, shtoi ministri. Ahmetaj premtoi se ata të dënuar që janë në prag pensioni, nuk do të duhet më të enden nga njëra ministri në tjetrën për të kërkuar vërtetim. Ky dokument do të hiqet dhe vitet e punës do të njihen automatikisht, duke i çliruar ata nga loja e ping-pongut që bënin institucionet, me alibinë se nuk ekzistojnë dosjet./Panorama/a.m.

Next Post
Federata spanjolle zgjidh qesen për përfaqësuesen, po fitoi Botërorin

Federata spanjolle zgjidh qesen për përfaqësuesen, po fitoi Botërorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

Rama nga Berati: Nafta, sfidë për sektorin! Kemi hequr mundësinë e abuzimeve për qëllime jobujqësore

April 10, 2026
Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

Edi Rama: Berati, territori me më shumë persona të kthyer nga jashtë

April 10, 2026
Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In