• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet, Xhixho: Berisha dhe Meta do ta ndryshojnë realitetin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

by A R
23/04/2025 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka akuzuar qeverinë për braktisje të pensionistëve dhe kategorive më të pambrojtura të shoqërisë.

Në një deklaratë për mediat, ajo tha se pensionistët janë sot kategoria më e diskriminuar dhe se sipas saj, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për të përmirësuar kushtet e jetesës së kësaj shtrese në 12 vite qeverisje.

“Pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë. Qeveria e Edi Ramës, e cila për 12 vjet vetëm u mori votën, por nuk u rriti kurrë pensionet, pret edhe në këtë 11 maj që ata ta votojnë. Në të gjithë vendin janë 791 mijë pensionistë që shkojnë në kutitë e votimit me lista borxhesh në dyqanet ushqimore, me pamundësinë për të blerë ilaçet për të kuruar sëmundjet, me frikën a do t’ia dalin ta paguajnë faturën e energjisë në fund të muajit dhe me sytë nga paratë që u dërgojnë fëmijët për të mbyllur muajin. Në 12 vjet, qeveria e Edi Ramës nuk e mori mundimin t’ua lehtësonte jetën duke u rritur shpërblimin për kontributin e një jete të tërë. Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 160 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro”, tha Xhixho.

Në këtë kuadër, Xhixho prezantoi planin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, i cili synon të ndryshojë realitetin brenda 100 ditëve të para të qeverisjes.

“Aleanca për Shqipërinë Madhështore e ka këtë plan dhe do ta bëjë realitet në 100 ditët e para. Do të vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar. Çdo pensionist, me pension të plotë apo të pjesshëm, më të ulët se 200 euro në muaj, çdo i papunë ose person në ndihmë ekonomike, çdo student me bursë dhe çdo jetim do të marrë 200 euro në muaj. Rriten pensionet me 20%.  Çdo pensionist, qytetar me minimum jetik apo rrogë minimale (500 euro) do të pajiset me Kartën e Konsumatorit, me të cilën do të përfitojë kthimin e TVSH-së që paguan për blerjet e ushqimeve bazë, energjisë elektrike, ujit dhe ilaçeve, duke përfituar rreth 450 euro në vit. Për personat me aftësi të kufizuara që kanë nevojë, do të paguhet kujdestari dhe sigurimet e tij, si dhe do të garantohen nga shteti të gjitha mjetet sanitare dhe ndihmëse që u nevojiten. Çmimi i energjisë elektrike do të ulet në 7 lekë/kwh. Çmimi i naftës do të ulet me 35-40%. Falen të gjitha gjobat për energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm për pensionistët”, tha ajo.

Next Post
Berisha ‘hap thesin’: Do falim çdo gjobë dhe kamatë që nga koha e Ramiz Alisë

Berisha 'hap thesin': Do falim çdo gjobë dhe kamatë që nga koha e Ramiz Alisë

Comments 2

  1. ccc says:
    11 months ago

    O Zot ne cfare kohe po jetojme e cfare po degjojme! Une qytetari anonim e i zakonshem i ketij vendi, me dy universitete, etj., etj., etj.; duhet te kthjellohem nga kjo, nga askushi dmth!

    Reply
  2. Janicë Kallojeri says:
    11 months ago

    Sigurisht Ty moj Xhixhije, se të ka munguar shumë, duke i futur brrylin me gjithë gishtin e mesit Monikës, duke u bërë ti, si ajo e këngës shkodrane që …….kam jaranin me kitarrë….. dhe duke qënë në birucë, ndofta ke ngelur “pak thatë” gjë që “ta ka plotesuar” çadra me dy këmbë që ke në shtëpi…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti i Iranit i përgjigjet Trump: Dorëzimi pa kushte, një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

March 7, 2026
Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

Detaje nga operacioni i SPAK në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen mbi 7 urdhër-arreste

March 7, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

“Në dashuri do të keni dyshime”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

March 7, 2026
Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

Sulm me dron në aeroportin e Dubait, pezullohen fluturimet! Breshëri raketash në Teheran

March 7, 2026
7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

7 Marsi, Rama ndan fotot mes fëmijëve nga Manastiri: Na kujtojnë sa e fortë është lidhja përmes gjuhës

March 7, 2026
Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In