Për vitin 2016 qeveria ka parashikuar që të bëjë rritje të pensioneve. Propozimi i Ministri së Mirëqenies Sociale dhe që është miratuar nga ekspertët të cilët po hartojë buxhetin, është që pensionet të rriten me 4%. Kjo rritje do të përfshijë të ardhurat minimale si dhe të gjitha llojet e tjera të pensioneve.
Burime të Shqiptarja.com pranë Ministrisë së Financave sqarojnë se rritja është miratuar për shkak se skema e re ka rritur në mënyrë të ndjeshme numërin e kontribuesve. Arsyeja kryesore e rritjes 4%, ka të bëjë me faktin se nëse një vit më parë raporti kontribues-përfitues ishte 0.8, sot është 1.26. Kjo do të thotë se të ardhurat nga numëri i kontribuesve të personave që paguajnë sigurime shoqërore është më i lartë se numëri i personave që përfitojnë pension, me 0.26%. / Shqiptarja.com