• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet, qeveria amnisti për minatorët dhe invalidët

by Java News
24/12/2016 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Por, qeveria parashikon që gjatë kohës së punës, pensionisti duhet të paguajë rregullisht edhe kontributet për sigurime shoqërore që mbahen nga paga e tij. Janë me mijëra pensionistë që vazhdojnë të punojnë dhe të marrin njëkohësisht edhe pensionin, edhe pagën.

Por, shumë prej tyre ndërkohë nuk paguajnë detyrimet e sigurimeve shoqërore. Në kuadër të amnistive festive, të paktën 1260 pensionistëve do t’u falen detyrimet, raporton Panorama. Kjo është vendosur në mbledhjen e fundit të Këshillit Administrativ të ISSH, të drejtuar nga ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.
Këshilli ka vendosur t’i propozojë qeverisë projektvendimin për faljen e detyrimeve ndaj fondit të sigurimeve shoqërore të invalidëve dhe ish-minatorëve. Këto detyrime lindin nga zbatimi i ligjit 150/2014 për shkak të punësimit, ndërkohë që përfitonin pension nga fondi. “Me këtë projektligj falen debitë e rreth 260 minatorëve dhe rreth 1000 invalidëve, të pjesshme dhe të plota, të krijuara deri në datën 31.12.2016”, thuhet në njoftim. Por Këshilli ka vendosur që falja të jetë e fundit.
“Të gjitha debitë që do të krijohen pas datës 1 janar 2017, për shkak të punë- simit, ndërkohë që tërhiqen pensionet mujore, nuk do të falen dhe do të ndalohen sipas përcaktimeve ligjore”.Vendimi për faljen e debive për këto kategori vjen pas një serie vendimesh të tjetra si ai për faljen e detyrimeve për 5400 ish-ushtarake; ngushtimin e diferencave të pensioneve për profesionet e rënda; ngushtimin e diferencave për pensionistët e dalë në pension në vitet ’93-’96; ai për rritjen e pensioneve për personalitetet e artit, kulturës dhe shkencës, të marra gjatë këtij viti, bashkë me vendimet për njohjen e viteve të punës për ata që e kishin dokumentacionin e dëmtuar.
SI FUNKSIONON SKEMA
Sipas skemës, të gjithë ata që vazhdojnë punën pasi kanë mbushur moshën e pensionit, mund të përfitojnë 6 për qind pension shtesë ditën që vendosin të mbyllin punësimin dhe të marrin pension. Ligji parashikon, nga ana tjetër, që të gjithë pensionistët mund të punësohen, duke marrë edhe pagën e punës, edhe pensionin, por me kushtin që të paguajnë sigurime shoqërore. Këtyre të fundit, pra pensionistët në punë, nuk u njihet si moshë shtesë puna e re, dhe nuk përfitojnë shtesë pensioni prej 6 për qind në vit.ma.me
Next Post
POST VETTING/ Ambasadori Lu vishet si instrumentist bashkë me stafin e ambasadës

POST VETTING/ Ambasadori Lu vishet si instrumentist bashkë me stafin e ambasadës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

Policia arreston 5 serbë të dyshuar për vrasjet në Syriganë gjatë luftës

March 1, 2026
Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

Ambasada franceze reagon ashpër ndaj PD: Nuk mund ta injoronit faktin se ‘Vila 31’ është rezidencë për artistët e huaj!

March 1, 2026
Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

Vdekja e Khameneit: Kush janë emrat që pritet të marrin pushtetin në Iran

March 1, 2026
Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

Si po goditet edhe Kina nga sulmi ndaj Iranit

March 1, 2026
Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

Sherri me thika në berberhane, policia arreston autorin që plagosi dy persona

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In