Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndet firmosjen e Marrëveshjes për njohjen e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Marrëveshja për njohjen e pensioneve, e firmosur sot nga ministrat Igli Hasani dhe Antonio Tajani, në emër të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Italisë, është një sukses në bashkëpunimin mes dy vendeve.
Një veprim që tregon se bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve. Mbi 550 mijë shqiptarë në Itali dhe disa dhjetra mijë qytetarë italianë në Shqipëri do të përfitojnë nga kjo Marrëveshje. Kuvendi është gati për ratifikimin e Marrëveshjes, sapo qeveritë të përgatisin instrumentat e ratifikimit.”/m.j