• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet e fshatit, zbardhen 2 skemat e reja për kontributet e fermerëve

by Java News
25/02/2018 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ka gati ndryshimet e ligjit për skemën e kontributeve për pensionistët në fshat.

Drejtori i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Niko Lera, konfirmon për gazetën “Panorama”, se ndryshimet parashikojnë ofrimin e dy shkallëve për pagesat e kontributeve të fermerëve. Sot, fermerët e zonave malore paguajnë 28 mijë lekë kontribute në vit për efekt pensioni.

Në rast se ata do të vazhdojnë të kontribuojnë në këtë masë, ndryshimet e ligjit parashikojnë që paga minimale mbi të cilën paguhet kontributi për efekt të llogaritjes së pensionit, do të jetë 14 mijë lekë. Nëse fermeri zgjedh të paguajë kontribute sa i vetëpunësuari në qytet, pra, 76 mijë lekë në vit, pensioni do t’i llogaritet mbi pagën minimale.

SKEMAT E KONTRIBUTEVE

Sipas Lerës, skema e parë parashikon që në rast se fermerët do të paguajnë 28 mijë lekë kontribute, sa paguajnë sot, pensioni do t’i llogaritet me më shumë se gjysma e pagës minimale, pra, me 14 mijë lekë. Skema e dytë parashikon që nëse fermerët do të paguajnë 76 mijë lekë në vit kontribute, sa të vetëpunësuarit në qytet, do të përfitojnë pension të llogaritur mbi pagën minimale. Ndryshimet nuk do të jenë detyruese, pasi fermerët kanë të drejtë të zgjedhin se sa kontribute do të paguajnë për efekt pensioni.

“Sot, bujku është i kategorizuar në dy grupe: bujk në zona fushore dhe bujk në zona malore dhe ka një sistem për kontributin e sigurimeve shoqërore. Në zonën fushore paguan 38 mijë lekë në vit ose 3 mijë lekë në muaj dhe në zonat malore 2728 mijë lekë, por ndërkohë përfitimin e kanë si i vetëpunësuari në qytet, që paguan 76 mijë lekë në vit. Pra, paguan gjysmën e kontributit dhe përfiton sa i vetëpunësuari në qytet. Kjo nuk është e drejtë.

Çfarë bëmë ne? Dakord, këta të fshatit po të duan të kontribuojnë me pagën minimale, pra, 76 mijë lekë në vit, sa paguan i vetëpunësuari në qytet dhe të marrin pension siç do të marrë ky nesër, ose të paguajë më pak siç paguajnë sot, por nesër nuk do të përfitojnë pension siç e përfiton ky, por do ta përfitojnë në raport me pagesën që bëjnë.

Pra, zgjidhja do të jetë me dy shkallë, kush do të ngelet me këtë nivel kontributi 28 mijë lekë, paga mbi të cilën do të llogaritet pensioni, do të jetë më e ulët, do të jetë 14 mijë lekë.

Kush do të paguajë me pagën minimale, që është 22 mijë lekë tani, pra, të paguajë 76 mijë lekë në vit kontribute, do të marrë pension minimal si ai në qytet. Pra, kjo është fakultative, nuk është detyruese”, u shpreh Lera. Drejtori i Politikave Fiskale shpjegon se ndryshimet synojnë që përfitimi i raportit të pensionit të jetë në raport me kontributet që paguhen.

“Pra, bujku paguan gjysmën e kontributit dhe përfiton sa i vetëpunësuari në qytet. Kjo nuk është e drejtë. Pra, jo që dikush të paguajë 2 lekë dhe të përfitojë 10 lekë dhe dikush tjetër të paguajë 7 lekë dhe të përfitojë 10 lekë. Përfitimi i pensionit do të jetë në raport me atë që paguhet”, sqaroi drejtori i Politikave Fiskale.

a.ç

Next Post
Portokalli parandalon kancerin dhe ul nivelin e kolesterolit. Ja përfitimet shëndetësore

Portokalli parandalon kancerin dhe ul nivelin e kolesterolit. Ja përfitimet shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In