• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet e fshatit do të rriten? Mbi 140 mijë qytetarë marrin nën 150 euro në muaj

by Java News
30/05/2024 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ndërkohë që na duhet dhe besoj se këtu jeni dakord që të shikojmë pak më shumë se si të bëjmë edhe pjesën më të vështirë, më sfiduese që është duke filluar nga pensionet më të ulëta, të rrisim mbështetjen për pensionistët sepse kemi një numër të konsiderueshëm pensionistësh që marrin një pension nën 150 euro”.

Njoftimi i kryeministrit Rama për një mundësi të rritjes së pensioneve që janë nën 150 euro pas rritjes së pagave, do të përfshinte rreth 140 mijë e 296 qytetarë në të gjithë vendin. Jo vetëm ata në zonat rurale, por bëhet fjalë edhe për një pjesë të atyre që jetojnë në qytet.

Një kategorizim i tillë i rritjes së pensioneve bazuar në vlerën më të ulët duhet të ishte aplikuar më parë sipas ekspertëve të këtij sektori.

“Kam rezervat e mia sepse kjo është pararojë e një propaganda në skemën e pensionve ndërkohë që ajo është në rrezik. Duhet të rriten më të shpejta pensionet më të ulëta për të bërë një politikë sociale të drejtë”, tha Kujtim Hoxha, ekspert pensionesh.

Në zonat rurale janë 96 mijë e 418 qytetarë me një pension në masë të ulët. Teksa rreth 86 mijë gëzojnë pension pleqërie, 5 mijë e 636 invaliditeti, 3880 pension familjar dhe më pak të aksidentuarit në punë.

Pensioni mesatar për këto kategori vijon nga 1 mijë  e 884 lekë për familjarët e deri në 11 mijë e 51 lekë për pensionet e pleqërisë.(grafik) Por me masë më të ulët se 150 euro ka dhe në qytet, ku qytetarët që kategorizohen përfitues për pensionin familjar marrin një shumë deri në 8 mijë e 558 lekë. Por për ekspertët vetëm një indeksim në shifra dyshifrore  do të sillte rezultate për qytetarët.

“Në lidhje me indeksimin historik që nga 93 deri më sot më rezultojnë e shifra dyshifrore rritjet deri në 2010  një rënie në 8 dhe 4%. Dhe në 2014 2%. Rritja pak më e madhe filloj në 2022 3.3% dhe 6% dhe 2023 ka qenë 8.6%”, u shpreh Hoxha.

Teksa indeksimi i radhës për 2024 pritet në tetor, për të ndihmuar skemën e pensioneve në vend, Banka Botërore bashkë me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë në konsultime me Ministrinë e Financave. Rishikimi i moshës së përgjithshme dhe asaj të parakohshme të daljes në pension, indeksimi i diferencuar, rritja e fondit të kontributeve shoqërore dhe plotësim të pagesës së sigurimeve për të punësuarit me paga minimale e deri në mesatare janë disa nga sugjerimet e këtyre institucioneve./Marinela Lina

Next Post
Nuk e fitoi dot “Big Brother Vip 3”, Jul Deda tregon “gabimin” që bëri

Nuk e fitoi dot “Big Brother Vip 3”, Jul Deda tregon “gabimin” që bëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

VIDEO / Protesta e opozitës, Policia: U arrestuan 18 persona, sekuestruam 25 molotovë të pashpërthyer! Procedohet Balliu

February 21, 2026
Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

Dëmtimi i rrugës Librazhd-Pogradec, ndalohet kalimi i autobusëve dhe mjeteve të rënda

February 21, 2026
Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

Vendimi kundër tarifave të Trump, Wall Street “merr frymë” lirisht dhe shënon rritje

February 21, 2026
Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

Tensionet me Iranin, evakuohen bazat amerikane në Lindjen e Mesme

February 21, 2026
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

Gjendet i vrarë në parcelën e një toke një 25-vjeçar shqiptar në Itali

February 21, 2026
Paraja jashtë bankave u rrit në mbi 409 miliardë në korrik, rekord këtë vit në Shqipëri

Gjithçka që duhet të dini për deklarimin e të ardhurave

February 21, 2026
Emri i tij u propozua nga krimi, apo…? Akuzohet për lidhje me bandat, Jurgis Çyrbja dëshmon nesër për herë të parë në SPAK

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

February 21, 2026
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat e kombit me të ardhmen e tij

February 21, 2026
“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

Pse vendimi për tarifat është historik: Pushteti i Trump nuk është i pakufizuar

February 21, 2026
Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

Fundjava nis me mot të paqëndrueshëm, alternime kthjellimesh dhe reshje shiu

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In