• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pensionet 2017/ Si ndryshon skema mbi bazën e moshës dhe viteve të punës

by Java News
30/01/2017 16:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për vitin 2017, skema e re e pensioneve parashikon shtrëngimin e kushteve për përfitimin e pensionit. Zbardhet tabela me moshën dhe vitet e punës, për të përfituar pension të plotë pleqërie. Sipas ligjit, gratë këtë vit, për të marrë pension të plotë pleqërie, duhet të plotësojnë dy kushte: Moshën 60 vjeç e 6 muaj, si dhe të kenë 36 vite punë. Këtë vit, mosha e daljes në pension është rritur me 2 muaj, ndërsa vitet e punës me 4 muaj. Ndërsa për burrat mosha nuk ndryshon, ajo është sërish 65 vjeç, ndërsa vitet e punës rriten me 4 muaj, dhe shkojnë në 36 vite.

Pra, për këtë vit, mosha e daljes në pension në harkun kohor 01.01.2017 – 31.12.2017 për burrat vazhdon të jetë 65 vjeç, ndërsa për gratë është 60 vjeç e 6 muaj. Gjatë këtij viti plotësojnë moshën për pension pleqërie gratë e lindura në periudhën kohore 01.11.1956 – 31.08.1957. Skema e re do të vazhdojë të vështirësojë kushtet për pension nga viti në vit. Kështu, gratë do të duhet të dalin në pension 60 vjeç e 8 muaj në vitin 2018 dhe kështu me radhë me një shtesë prej dy muajsh në vit, derisa të barazohen me burrat në vitin 2058, kur mosha e daljes në pension do të jetë 67 vjeç.
POR SA NDIKON MOSHA NË MASËN E PENSIONIT
Duke rritur moshën e daljes në pension, ulet numri i grave që përfitojnë pension pleqërie. Mosplotësimi i moshës së duhur, pra 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç e 6 muaj për gratë, ndikon negativisht në masën e pensionit. Ligji e parashikon si “pension i reduktuar” dhe përfitohet deri në tre vjet përpara plotësimit të moshës për pension pleqërie, me kusht që kërkuesi, qoftë burrë apo grua, nëse kërkon të përfitojë pension të reduktuar në vitin 2017, duhet të këtë plotësuar 36 vite periudhë sigurimi, si dhe nuk kryen veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësuar.Sipas ISSH, pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, pra kur plotë- son moshën për pension pleqërie ai nuk ndryshon. Sipas ligjit, ky pension, për çdo muaj që kërkon ta përfitosh më herët, reduktohet me koeficientin 0.6 për qind. Pra, nëse e kërkon 36 muaj më parë, është 0.6 x 36 = 21.6% më i ulët nga masa e pensionit që pensionisti do të përfitonte në momentin e plotësimit të moshës.
SA NDIKOJNË VITET E PUNËSNga ana tjetër, koha e punës për të përfituar pension të plotë pleqërie nuk ka ndonjë ndikim thelbësor, sepse, sipas ligjit të ri, pensioni llogaritet sipas kontributeve dhe periudha minimale e sigurimit apo viteve të punës nuk ndryshon, mbetet 15 vite. Sipas ISSH, përfitimi që merr një pensionist është i lidhur drejtpërdrejt me vitet kontributive apo vitet e punës dhe masën e kontributeve. Pra, sa më shumë vite pune të kesh dhe sa më shumë kontribute të derdhësh, aq më i lartë do të rezultojë përfitimi.
PENSION MË I LARTËTë gjithë burrat që mbushin 65 vjeç dhe gratë që mbushin 60 vjeç e 6 muaj gjatë këtij viti dhe janë akoma në punë, me skemën e re u leverdis të vazhdojnë punësimin. Kjo sepse krahas rrogës, do të kontribuojnë edhe për rritjen e masës së pensionit që do të përfitojnë në momentin që do të duan të dalin në pension.Sipas ligjit, kushdo që mbush moshën e pensionit, për çdo muaj më shumë që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute, do të përfitojë një shtesë në masën 0.5% të masës së pensionit. Pra, rritja është 0.5% në muaj, ose 6 për qind në vit. Kështu, në rast se një person mbush moshën e pensionit dhe do të përfitonte një pension prej 20 mijë lekësh në muaj, në rast se punon edhe një vit, atëherë pensioni i tij ditën që do të dalë në pension do të jetë 6 për qind më i lartë, ose 21.200 lekë. panorama /ma.mnemosha e pensionit
Next Post
VIDEO/ Çfarë ndodh në vend-xhirimet e filmave me pullë të kuqe…

VIDEO/ Çfarë ndodh në vend-xhirimet e filmave me pullë të kuqe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

Shpërthim i fortë në hyrje të Ambasadës Amerikane në Oslo, policia: Nuk ka të plagosur

March 8, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

March 8, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Nuk ka paqe në Iran, Trump: Do vazhdojmë derisa të vriten të tërë liderët

March 8, 2026
Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

Sezoni ri turistik, Rama: Edhe më i suksesshëm pavarësisht përpjekjeve të punëzinjve! Panairi i Berlinit na vuri në piedestal

March 8, 2026
Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

Transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Italisë për 2500 euro, arrestohen tre persona në Tiranë

March 8, 2026
“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

“Duam t’ju çlirojmë nga tirania”, Netanyahu shpall planin për ndryshim regjimi në Iran! Kritika edhe për OKB-në

March 8, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

Lufta në Lindjen e Mesme, Rama: Spekulime dhe thashetheme, lajmet për sulm mbi Shqipërinë. Jemi në NATO

March 8, 2026
Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In