• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pengmarrja e Jan Prengës/ Zanafilla e konfliktit për 283 kg kokainë, anglezi u ankua te Rexhepi, Astriti: S’kam punë me ju

by Java News
31/01/2020 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës më 17 janar 2020 e ka zanafillën e konfliktit në Angli.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se gjithçka nisi prej Astrit Prengës, njëri prej 5 vëllezërve të familjes që jeton në atë shtet.  Ai kontaktohej nga një shtetas anglez, për nxjerrjen e sasive të kokainë që vinin nga Ekuadori në drejtim të portit të Porsmuthit në Angli.

Sipas përgjimeve të prokurorisë, anglezi ka përdorur disa herë Astrit Prengën për të nxjerrë lëndën narkotike nga porti, por në një rast anglezi nuk ka qenë i rregullt me pagesën.

Hera e fundit ka qenë në dhjetor të vitit 2019, kur anglezi i kërkoi Astritit që të nxirrte sasinë prej 283 lëndë narkotike të ardhur nga Ekuadori. E gjitha puna bëhej në këmbim të parave, të cilën Astrit Prenga e kreu së bashku me një shqiptar të identifikuar si Xhulian dhe një rumun.

Këtë herë, Prenga i vuri kusht anglezit që të paguante për vlerën e punës që kishte kryer këtë herë, por edhe vlerën e prapambetur, në të kundërt nuk do bënte dorëzimin e drogës, raporton Shqiptarja.

Në pamundësi për t’iu përgjigjur financiarisht Astrit Prengës, shtetasi anglez, identiteti i të cilit nuk dihet besohet se ka telefonuar në Ekuador dërguesin e kokainës, Dritan Rexhepin.

Ky është informuar mbi personin që kishte nxjerrë drogën nga porti dhe vijonte ta mbante peng, me qëllim ngritjen e nivelit të pagesës. Rexhepi kontaktoi Astrit Prengës duke i kërkuar që ti lironte mallin pasi ishte ngarkesë e tij dhe nuk duhet ta prekte.

Por ai nuk u bind duke i theksuar se nuk do e bënte derisa të merrte shpagimin nga anglezi.

Nga përgjimet u zbulua se Rexhepi këmbëngulte që malli ishte i tij dhe disa shokëve nga Shkodra, prandaj duhet të mos e çonte dëm. Por Astrit Prenga u tregua i prerë duke i thënë se problemi i tij qëndron tek anglezi, jo tek shqiptarët.

Si pasojë, Prokuroria dyshon se Dritan Rexhepi (një prej të dyshuarve kryesorë për rrëmbimin) dhe Gentian Doçi u dakordësuan me Altin Hajrin në Shijak, për të krijuar kushtet dhe marë peng njërin nga vëllezërit Prenga në Shijak, dhe pikërisht është zgjedhur Jan apo Stilian Prenga, vëllai i madh i familjes Prenga.

Viktima Jan Prenga, nuk ishte përfshirë në asnjë histori kriminale më parë.

Në Tiranë, anëtarët e grupit vodhën një mjet tip“Range-Rover”, në pronësi të një këngëtare tallavaje. Pas pak kohësh, pikërisht në datën 17 janar 2020 rrëmbyen me dhunë dhe përdorën thika për Jan Prengën.

Qëllimi i tyre është të binin dakord me Astritin për drogën por situata doli jashtë kontrolli dhe e vranë Janin.

Astrit Prenga dhe vëllai tjetër Admir Prenga, dyshohet se ka biseduar me Dritan Rexhepin dhe Gentian Doçin, duke i kërkuar llogari se ku i kishin çuar vëllanë, por besohet se ata i kanë pohuar se e dinin vendin se ku ndodhej por ata njerëzit në Shqipëri, i kishin dalë nga fjala.

Kjo dosje me përgjime Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për hetime të mëtejshme. Deri tani janë shpallur në kërkim 10 persona, ndërsa 5 të tjerë janë arrestuar dhe janë lënë në burg sot nga gjykata e Tiranës.

Next Post
VIDEO+FOTO/ LeBron James bën tatuazh të ri për Kobe Bryant: Mamba 4 life

VIDEO+FOTO/ LeBron James bën tatuazh të ri për Kobe Bryant: Mamba 4 life

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In