Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me protestën e tkurrur të studentëve.
Referuar lajmit se në disa fakultete kërkohet pagesa vjetore e plotë, shef i qeverisë thotë se ky është një dizinformim nga ‘pengamrrësit e protestës’.
Përmes Twitter, Rama shprehet se pikërisht pengamrrësit e degjeneruan protestën në akte dhune dhe shfaqje rruge.
“Pengmarrësit që e degjeneruan protestën studentore në mbyllje dyersh me dhunë e në shfaqje rrugore të brutalitetit të injorancës, po përpiqen të dizinformojnë studentët lidhur me tarifat në bashkëpunim me disa fundërrina të universitetit! Askush të mos paguajë më shumë se 50%” – shkruan kryeministri Rama mesditën e së martës.
Ndërkohë, përmes një postimi të dytë, Rama shprehet se fryma dhe qëllimet e protestës janë pjesë e rrugës së qeverisë.
Ai shprehet se VKM për përgjysminin e tarifave është miratuar që në dhjetor.
“Eshtë miratuar në dhjetor VKM për të paguar 50% të tarifave për të gjithë (100% për ata me 9/10 e me ndihme ekonomike + bursë 10 mijë lek) dhe qeveria do t’ua kalojë lekët direkt universiteteve një për një brenda janarit! Fryma e qëllimet e protestës janë tanimë pjesë e rrugës sonë” – shprehet Rama në Twitter.
/a.rada










