• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pengesat për evakuimet/ Rama për ‘CNN’: Kemi bërë çdo gjë për popullin afgan, por del diçka dhe na thyen shpresat. S’do hyjmë në bisedime me talebanët

by Java News
09/09/2021 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për ‘CNN’ me gazetaren Isa Soares, kryeministri Edi Rama e ka konsideruar një lojë të talebanëve pengesën e qytetarëve afganë për t’u evakuuar. Ai tha se kemi bërë dhe po bëjmë çdo gjë për personat që kanë ardhur dhe ata që do të vijnë por del diçka dhe na thyen shpresat.

“Po dëgjojmë edhe ne të njëjtën gjë. Prej më shumë se 1 jave nisëm të bashkëpunonim me miqtë tanë që janë angazhuar në këtë operacion dhe çdo ditë del diçka që thyen shpresat. Nuk mund të them më shumë për këtë .Ndoshta është një lojë e talebanëve. Nuk mund të spekuloj për këtë.

Mund të them se kemi bërë për këta njerëz ato që kemi bërë për ata që kanë arritur dhe presim që të vijnë. Ky aeroport me sa duket është problematik. Nuk do të habitesha që kjo të ishte një lojë e talebanëve. Lajmi i fundit që mora është që tashmë e kanë ndryshuar fjalën duke thënë se do të lejojnë vetëm njerëzit me pasaporta”- tha Rama.

Rama ka mohuar të jetë në një bisedim me talebanët për zgjidhjen e kësaj situate.

“Jo, ne nuk kemi hyrë në asnjë lloj bisede me talebanët dhe shpresojmë se nuk do të hyjmë. Unë besoj që kjo është qeveria amerikane. Ajo që po bëjmë është të jemi në kontakt me miqtë në SHBA që janë të angazhuar në këtë nismë njerëzore. Është shqetësuese që qytetarët amerikanë nuk mund të dalin nga aeroporti”- tha ai.

Kreu i qeverisë thotë se të vetmin kontakt që ka Shqipëria, është me qeverinë amerikane për të kordinuar evakuimin dhe strehimin e qytetarëve afganë.

“Kam prirje të besoj se është një lojë nga brenda Afganistanit. Për të folur sinqerisht nuk është se jam i dëshpëruar, por duke qenë i përfshirë personalisht, me ekipin tim të ngushtë, me ministren e jashtme që po punon për këto operacione, në mënyrë të natyrshme jemi të përfshirë deri në atë pikë që na vjen keq për ata njerëz. Duke dëgjuar historitë e tyre, në vjen keq. Jemi të përfshirë në gjithë këtë, sepse kjo është ajo çka jemi ne. Vite më parë kemi qenë si ata, na hapën dyert dhe tashmë si mund t’ua mbyllim dyert” – tha Rama.

/m.j

Next Post
Yuri Kim bëri sërish mesazh, Berisha publikon tjetër VIDEO nga arkivat si përgjigjie: UÇK ngriti bazë në shtëpinë time

"Plas' në PD! Berisha flet pas përjashtimit: Vendimi i Bashës jashtë çdo norme! Më bëri atë që s'ma bëri as Celibashi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In