• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Penetrimi i ngadaltë i Koresë së Veriut në Evropë

by S T
07/02/2026 16:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Moskës dhe Pekinit, Pheniani zgjeron bashkëpunimin ekonomik me Bjellorusinë

Nga Eljanos Kasaj*

Minsk (Мінск ), Bjellorusi-Projekti i pavarur mediatik bjellorus, Zerkalo (Зеркало), raportoi së fundmi se gjatë mesit të dhjetorit 2025, lloje të ndryshme të produkteve të mishit u transportuan nga Bjellorusia në Republikën Popullore Demokratike të Koresë (ose Korenë e Veriut) nëpërmjet Rusisë.

Mallrat e eksportuara – të përbëra nga blloqe viçi, këmbë pule, mish i zier dhe të brendshme – vinin prej disa kompanive bjelloruse të prodhimit të mishit në të gjithë vendin, dhe sipas dokumenteve zyrtare të marra nga stafi editorial i Zerkalos, marrësi ishte “Korea SongJin Trading Company”, me një adresë të regjistruar në kryeqytetin e DPRK-së, Phenian, Jeongbaek-dong 1, Distrikti Rakrang.

Vlen të përmendet këtu se Jeongbaek-dong në Phenian njihet si vendstrehimi i disa kompanive ndërkombëtare të RPDK-së, duke përfshirë “Korea Uljibong Shipping”, “Baekma Shipping” dhe “First Oil” – të gjitha nën sanksione të OKB-së.

E gjithë ngarkesa që mbushte disa vagona treni, peshonte dhjetëra ton dhe raportohej se vlente “qindra mijëra dollarë”, përdori hekurudhën Trans-Siberiane dhe kaloi nëpër stacionin Khasan-Tumangang në fshatin me të njëjtin emër në Primorskij Krai, Rusi, dhe stacionin Tjumen në DPRK – një pikë kyçe tranziti për të gjithë pasagjerët dhe mallrat që udhëtonin në rrugë tokësore (nëpërmjet autobusëve, kamionëve ose hekurudhës) midis dy vendeve.

Sipas raporteve të Zerkalos, lidhja kryesore në tregtinë e mishit midis Bjellorusisë dhe RPDK-së ishte një kompani polake me seli në Varshavë, në pronësi të një shtetasi bjellorus, Dzmitry Razhevich. Razhevich shpjegoi për Zerkalo se kompania e tij (Zendia.pl) nuk e kishte siguruar drejtpërdrejt mishin, por thjesht kishte ndihmuar në pagesat në emër të partnerëve bjellorusë.

Po në të njëjtin vit Fabrika e Automobilave në Minsk (МАЗ- Мінскі аўтамабільны завод) thuhet se ka porositur pjesë nga kompania me seli në Phenian Chosun Kyonghun 1, me porosi për vitin 2025 që përfshijnë sisteme drejtimi me precizion të lartë, module kontrolli elektronik dhe tuba shkarkimi poliuretani të projektuara për lëshuesit e raketave mobile. Ndërsa për të anashkaluar sanksionet e OKB-së, thuhet se kontratat janë bërë përmes një ndërmjetësi kinez, “Shenyang Raimond Industrial Co.”

Kjo dërgesë e mallrave bjelloruse nuk ishte një rast i izoluar, pasi sipas të dhënave zyrtare, gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, eksportet bujqësore ruse në RPDK u rritën me 26% (me eksportet e miellit të grurit që pothuajse u dyfishuan gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 8,300 ton). Ndërsa, në janar 2026, një rajon siberian (Kuzbass/Кузбасс) dërgoi 540 ton miell gruri në RPDK , duke shënuar kështu një rritje të konsiderueshme të eksporteve bujqësore të mbështetura nga Rusia në RPDK dhe forcimin e vazhdueshëm të lidhjeve midis Moskës, Phenianit dhe Minskut.

*Fakulteti i Shkencave Politike. Universiteti i Wroclaw (Uniwersytet Wrocławski), Poloni

Next Post
“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

“Vendimi i GjK dhe ‘game theorie”, analiza e Artan Fugës: S’kam asnjë provë se gjykatësit janë marrë vesh, por…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In