• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pendohet shqiptari që luftoi në Siri (Video)

by Java News
12/10/2015 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mosha e tij sillet rreth të 30-ave, ndërsa 15 vjet pas luftës në Kosovë, ai ka përjetuar edhe një tjetër luftë.

Thotë se shkoi në luftën e madhe që po zhvillohet në Lindjen e Mesme i ndikuar tërësisht nga propaganda që shpërndahet nëpërmjet internetit.

U nis që të mbrojë civilët, gratë dhe fëmijët, imazhet e të cilëve i shihte çdo ditë nëpër faqe të ndryshme, raporton KTV.

Nuk pranon të japë asnjë detaj rreth organizimit të udhëtimit të tij nga Kosova dhe nuk pranon të tregojë nëse para se të nisej kishte dëgjuar ligjërata nga persona të caktuar në ambiente të caktuar.

Po ashtu nuk tregon shumë rreth organizimit të grupeve që pa atje, ngase thotë se nuk ishte në zonë ku luftohej.

Por me të arritur në Siri e kishte vërejtur se diçka nuk është në rregull dhe nuk e gjeti kauzën për të cilën u nis.

E pa që atje po zhvillohej një luftë tjetër, ajo mes grupeve të ndryshme që zakonisht synojnë shtimin e kontrollit në zona.

Një person, i cili ka marrë pjesë në luftë në Siri kundër forcave të armatosura të presidentit Asad, ka pranuar të flasë për KohaVisionin rreth përvojës së tij. Është kjo një intervistë ekskluzive, për shkak se për herë të parë flet personalisht një kosovar i kthyer nga lufta. Ndjekim një pjesë të rrëfimit të tij në vazhdim.

Gjatë tërë kohës së bisedës sonë me të insiston se ishte viktimë e propagandës virtuale dhe se është penduar menjëherë.

Ai e di se është vonë për pendim dhe mund të përballet me dënim të ashpër për veprën e bërë, por e mundon edhe një tjetër fakt.

Po t’i jepej mundësia të shkojë sërish, a do ta bënte prapë një gjë të tillë?

Ai ka një ëndërr që kanë edhe shumë të rinj të tjerë në Kosovë. Kërkon atë që në një shtet të zhvilluar normalisht është e drejtë legjitime, e që ky person nuk e ka pasur kurrë.

Mbi të gjitha një nga faktorët që vazhdon ta mbajë të dëshpëruar vazhdimisht, është gjendja e rëndë sociale në të cilën jeton, e ka pak shpresë të dalë nga andej.

Next Post

Liqeni i Shkodrës, ka ende shpresë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In