Gjykata e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin duke lënë burg dy autorët e vrasjes së dyfishtë të lulishtja “1 Maji” në Tiranë, Sael Sula dhe Vasiel Cavo.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’ edhe për shënjestrën e dy autorëve, Elvis Gacaj, i cili mbeti i plagosur.
Sula para gjykatës ka deklaruar se është penduar, por drejt krimit e ka shtyrë poshtërimi që i bënte Elivs Gacaj.
Sula dhe Cavo qëlluan për vdekje Aurora Oksan dhe Kevin Kosovën, ndërsa mbeti i plagosur objektivi Gacaj.
Në makinë ndodhej edhe një vajzë, e cila nuk u lëndua nga breshëria e të shtënave.









