• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pendimet e shumta dhe të pakuptimta të Gazment Bardhit

by Ervis Iljazaj
11/04/2024 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Pas më shumë se dy vitesh duket sikur Gazment Bardhi është penduar për pezullimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Sali Berishës. Sot, nëpërmjet një kërkese drejtuar Kryetares së Kuvendit  Lindita Nikollës ka kërkuar që Berisha të rikthehej si anëtar grupi. Në këtë mënyrë, po shkon kundër vendimeve amerikane dhe britanike që e kanë shpallur Berishën non-grata, duke nënvlerësuar vendime të tilla të rëndësishme gjeopolitike të qeverive aleate me Shqipërinë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që zoti Bardhi pendohet për aksionet e tij politike, gjatë viteve tw fundit. Pendimet e tij kanë qenë të shumta dhe të pakuptimta politikisht për hir të së vërtetës. Dyzime politike të cilat nuk janë parë kurrë në 34 vite të tranzicionit shqiptar. Gazment Bardhi në këtë drejtim është duke futur në kulturën politike shqiptare një shkollë tjetër, të paparë dhe të padëgjuar më parë, e cila nuk dihet se ç’përfundim do të ketë, por që nuk ekziston në asnjë manual të shkencave politike dhe të historisë politike.

Brenda një kohe relativisht të shkurtër politike, njëherë e konsideron Lulzim Bashën si lider të jashtëzakonshëm, pastaj si një politikan që ka tradhtuar kauzën e opozitës. Po ashtu Sali Berishën para shumë pak kohe e konsideronte si një të keqe të madhe të Partisë Demokratike, pastaj si një lider të madh opozitar. Madje publikisht është shprehur se nëse Berisha vjen në krye te PD-së, ai nuk do të jetë më pjesë e saj. Ndërsa sot, është Nën-Kryetar i Partisë Demokratike të Sali Berishës.

Për dy vite me radhë ka mbajtur qëndrimin publik dhe ligjor që Kuvendi i thirrur nga Rithemelimi në 11 Dhjetor ishte jo legjitim. Ndërsa sot, mendon se ajo pjesë e Partisë Demokratike është partia legjitime dhe i takon vula e PD-së. Në të njëjtën kohë pretendon se është dhe Sekretar i Përgjithshëm i PD-së së Luzlim Bashës dhe Nën-Kryetar i Sali Berishës. Njëherë është ndërkombëtarisht, ku aleanca me ShBA-në dhe Britaninë janë strategjike, pastaj shndërrohet në sovranist dhe legjitimon çdo aksion politik të Berishës të cilin aleatët kryesorë të Shqipërisë e kanë shpallur non-grata.

Dyzime si këto te Gazment Bardhi mund të gjesh pa fund në këto dy vite të aksionit të tij politik. Është si të thuash një rekord në politikën shqiptare. Një rast më shumë unik se sa i rrallë. Problemi më i madh nuk janë dyzimet politike dhe pendimet e shumta. Problemi më i madh është se përse i humbi kohë demokratëve për dy vite rresht dhe u bë pjesë e përçarjes dhe katandisjes së opozitës, ashtu sikurse është sot.

Gazment Bardhi ka ardhur te vendimet e Flamur Nokës, Albana Vokshit, apo Klevis Balliut dy vite më vonë. Vokshi,  Noka dhe Balliu  treguan një inteligjencë politike dhe intuitë më të lartë se të zotit Bardhi, pasi ata kishin këto qëndrime që në krye të herës dhe si kanë ndryshuar ato. Je dakord ose je me to, të paktën janë qëndrime politike koherentë ku koha i dha të drejtë. Dhe të gjithë të tjerët, duke filluar nga Gazment Bardhi dhe deputetë që i shkojnë pas erdhën te ato qëndrime shumë me vonesë.

Sigurisht në politikë edhe mund të ndryshosh qëndrim, ama pasojat e qëndrimeve të tua kanë ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e njerëzve. Prandaj, ajo që e mban gjallë aksionin politik është përgjegjësia që ke ndaj njerëzve. Me sa duket, në politikën shqiptare askush nuk mban përgjegjësi për ato që bën dhe ato që thotë. Mund të thuash çdo gjë, mund të veprosh ndryshe nga ato që ke menduar dhe ke mbajt qëndrim, dhe përsëri mund të kesh mendimin se do t’ja dalësh. Por në fakt ky është vetëm një iluzion. Në politikë  rrallë, shumë rrallë, ke një mundësi të dytë për të bërë një  impresion të parë.

Next Post
Nënkryetari i Bashës: Çfarë fshihet pas vendimit të Bardhit për të kthyer Berishën ‘non grata’ në PD

Nënkryetari i Bashës: Çfarë fshihet pas vendimit të Bardhit për të kthyer Berishën 'non grata' në PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

Forumi për Sigurinë/ Peleshi në Kongresin Amerikan: Shqipëria, aleat i besueshëm i SHBA dhe anëtare e denjë e NATO-s

February 4, 2026
Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

Zero tolerancë për parkimet e gabuara, Policia Rrugore e Tiranës nis heqjen e mjeteve me karrotrecë të rinj

February 4, 2026
Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

Xi Jinping bisedë telefonike me Trump-in, pak orë pas komunikimit me Putinin

February 4, 2026
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Qeveria ka falimentuar përballë gjyqësorit shqiptar

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In