• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pendesa e thellë e Berishës pse kërkoi votën e emigrantëve

by Mero Baze
14/12/2024 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kjo histori e Berishës me votën e diasporës është nga ato raste kur përpjekja për të luajtur bllofin të kthehet në një mallkim.

Berisha kishte kaq kohë që për të justifikuar humbjet e tij brenda vendit, ankohej se shqiptarët e opozitës kishin ikur në diasporë, ndaj ai nuk fitonte.

Ai bënte sikur kërkonte votën e diasporës, e cila, sipas tij, “do të përmbyste regjimin e Tiranës”.

Socialistët e morën seriozisht këtë angazhim dhe po e bëjnë realitet.

Tani, kur sheh që socialistët mbushin sallat në Perëndim dhe kanë një organizim perfekt për identifikimin e votuesve të tyre dhe ndërtimin e infrastrukturës se si do të votojnë, e ka kapur paniku.

Befas ka parë që diaspora po kthehet në një bastion të Edi Ramës.

Për këtë arsye, ai ka dhënë kushtrimin: Të protestohet para ambasadave tona në Perëndim, të qëllohen me gurë dhe të ushtrohet dhunë ndaj çdo aktiviteti të socialistëve jashtë vendit.

Pra, ky që pretendonte se kishte vota në diasporë, tani po na thotë se vota nuk ka, por ka disa banditë që mund t’i sulmojë nëse shkon të kërkosh vota.

E gjithë kjo fushatë dëshpëruese e tij, me njerëz që i fut në salla për të prishur takime, apo thirrje për të sulmuar Ambasadat e shtetit shqiptar në Perëndim, është thjesht shprehje e pendesës së thellë që ai ka pse kërkoi votën e diasporës.

Tani që e pa që nuk e ka votën e diasporës – madje ajo mund t’i bëjë gjëmën, duke e çuar në një minimum historik në raport me PS-në – po bën thirrje për dhunë dhe sulme ndaj partisë kundërshtare.

Pak a shumë si enveristët e vitit 1991 që bënin antimitingje nëpër qytete. Por të paktën ata nuk ishin të dhunshëm; vetëm portretet e Enverit tundnin në duar.

Ky shpreson se, duke organizuar banda për të penguar tubimet në diasporë, do të pengojë votën e diasporës, të cilën aq shumë e kërkoi për të zezën e vet.

Me këtë që bën, vetëm sa rrit vëmendjen e diasporës për të votuar kundër tij, i cili, pasi ua bëri Shqipërinë të mërzitshme, tani po i përndjek edhe në emigracion.

Si një mallkim që u vjen nga vendi i tyre.

Next Post
Modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht!

Modeli gazetaresk i Sali Berishës nuk ndryshon për 30 vite rresht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

KESH nis shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e Drinit, rriten nivelet e lumenjve dhe Liqenit

February 16, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

Ndryshimet në Kodin Penal nga mazhoranca, sondazhi: Të pamjaftueshme! Duhen ndryshuar edhe ligje të tjera

February 16, 2026
Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

Ndryshimet ligjore, avokati: Nuk ka asgjë antikushtetuese! Korrigjimi është në të drejtën e ligjvënësit

February 16, 2026
Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

Lajmi i javës, sondazhi: Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS lënë pas protestën e dhunshme të PD

February 16, 2026
Tensionet e shtuara mes opozitës dhe mazhorancës/Ndreca: Të djathtët krizën e kanë të brendshme

Neni 242/2 mes interpretimit kushtetues dhe rrezikut të antikushtetutshmërisë

February 16, 2026
Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

Ish-anëtarë të Grupit Wagner po rekrutojnë sabotatorë në Europë për llogari të Rusisë

February 16, 2026
Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In