• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pendarovski: Minishengeni na shërben të gjithëve, “Venecia” e cilësoi kushtetues ligjin e gjuhëve

by Java News
18/12/2019 21:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke folur për ligjin e gjuhëve dhe vlerësimet e Komisionit të Venecias, Pendarovski theksoi se Komisioni i Venecias e ka cilësuar Ligjin e Gjuhëve si kushtetues dhe se nuk është shkelur Kushtetuta e vendit tonë, por vërejtjet, siç thekson Pendarovski, kanë qenë në sistemin gjyqësor.

“Komisioni i Venecias nuk tha se ligji është kundër Kushtetutës së vendit tonë, po ashtu Komisioni nuk tha se shqiptarët kanë më shumë të drejta, biles na përgëzuan sepse kemi shkuar përtej pritjeve standardeve evropiane. Ata kishin vetëm një vërejtje, atë në sistemin gjyqësor ku ne nuk jemi në nivel si vend të përdorim edhe aty”, tha Pendarovski.

Presidenti Stevo Pendarovski porositi pushtetin e ri që do të zgjidhet nga zgjedhjet e parakohshme të 12 Prillit të vitit 2020 që të fillojë me pastrimin e gjyqësorit, por fillimisht me pastrimin e politikanëve. Ai shtoi se prej kur jemi shtet, vetëm personat e varfër përfundojnë në burg, madje për vepra shumë të vogla.

“Për shumë raste gjyqësore deri më tani nuk pamë përfundim, ndërkaq disa u vjetërsuan. Maja e gjendjeve të këqija në sistemin gjyqësor është afera “Reket”, ndërkaq kreatori i regjimit iku nga drejtësia. Asnjë politikan i lartë ose biznesmen nuk mbaroi prapa grilave, ndërkaq duhej disa. Për atë pushtetit të ri do t’i porositja që duhet të bëjë pastrim të gjykatësve dhe prokurorëve, por edhe të neve politikanëve”, tha Pendarovski.

Sa i përket Minishengenit Ballkanik, Pendarovski theksoi se ai duhet të përbëhet nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo i cunguar me vetëm tre vende, ndryshe sipas tij, kjo ide nuk do të funksionojë.

“Minishengeni Ballkanik duhet të përbëhet nga të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm nga tri. Minishengeni që të jetë funksional duhet të jetë i plot, ndryshe nuk funksionon. Me këtë aleancë nuk kemi të bëjmë as me Jugosllavinë e madhe dhe as me Shqipërinë e madhe, kanë kaluar ideologjitë e vjetra të shekullit të kaluar, këto duhet t’i arkivojmë. Minishengeni na duhet për të përmirësuar jetët tona në Ballkan dhe për të shuar përfundimit konfliktet në rajon”, tha Pendarovski.

Ai mes tjerash njoftoi se takimi i liderëve të partive politike, që u mbajt menjëherë pas Samitit të fundit evropian tregoi se kemi potencial të mjaftueshëm që në momente të vështira të jemi të unifikuar. Pendarovski propozoi model për arritjen e konsensusit të gjerë shtetëror.

Next Post
Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në KiE mesazh Parlamentit: Rishikoni paketën “Anti-shpifje”

Rritet gjoba për portalet, 6 milionë lekë të vjetra, 9 milionë nëse përsëritet shkelja 3 herë brenda vitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In