• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pence nga Samiti i Adriatikut: Ballkani Perëndimor e ka vendin në Perëndim

by A R
02/08/2017 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, tha të mërkurën në Podgoricë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në perëndim. Ai i bëri këto komente gjatë vizitës në Mal të Zi, dy muaj pasi që ai u bë vend anëtar i NATO-s, me gjithë kundërshtimin e Rusisë.

Nënpresidenti Pence arriti të martën në Mal të Zi, në përmbyllje të vizitës së tij në Evropë, që synonte rikonfirmimin e përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë në Evropën Lindore, përballë Rusisë. Nënpresidenti Pence nënvizoi përkushtimin e Washingtonit ndaj lidhjeve euro-atlantike, një përkushtim që për shumëkënd ishte në pikëpyetje për shkak të qëndrimeve të presidentit Trump i cili e kishte cilësuar NATO-n si të “vjetruar” dhe kishte argumentuar në favor të marrëdhënieve më të mira me Rusinë.

“Ne besojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në perëndim”, tha nënpresidenti Pence, gjatë fjalimit në takimin e Kartës së Adriatikut, ku po marrin pjesë vendet anëtare të NATO-s, si Mali i Zi, Kroacia e Shqipëria si dhe Bosnja e Maqedonia. Udhëheqës nga Kosova, Serbia e Sllovenia ishin në takim.

Ai u tha pjesëmarrësve që të punojnë për të realizuar ëndrrën Evropën e lirë dhe në paqe.

“Të jeni të sigurt se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ballkanin perëndimor derisa merrni hapat për qeverisje të mirë, reforma demokratike dhe sundimin e ligjit. Do të vazhdojmë të mbështesim marrëveshjen e Daytonit dhe parimet që paraqet ajo. Jemi të përkushtuar për bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës për normalizimin e plotë të marrëdhënieve”, tha ai.

Nënpresidenti Pence tha se Shtetet e Bashkuara do të jenë në partneritet me qytetarët e rajonit për të forcuar shoqërinë civile, shtypin e lirë dhe të pavarur dhe një ekonomi që hap mundësi për të gjithë

“Dhe nuk duhet të harrojmë kurrë se siguria është themeli i përparimit tonë dhe Shtetet e Bashkuara, mund t’ju siguroj, do të vazhdojnë të punojnë në partneritet me secilin prej jush për sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe përtej“, tha ai.

Nënpresidenti Pence tha se do të vazhdojë forcimi i lidhjeve forcave të armatosura të vendeve të rajonit me forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara dhe për të forcuar mundësitë e tyre që të veproni përkrah NATO-s dhe forcave tjera perëndimore për të zvogëluar varësinë nga trashëgimia sovjetike e ruse.

“Por, siç e ka bërë të qartë presidenti Trump, mbrojtja juaj kërkon përkushtimin tuaj, po aq sa tonin. Mbrojtja kolektive është themel thelbësor për aleancën e NATO-s dhe presidenti Trump e ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara presin që aleatët tanë dhe ata që duan të bashkohen aleancës, të përkushtojnë të paktën 2 për qind të GDP-së për mbrojtjen kombëtare. Ky investim është i domosdoshëm për të mbajtur zotimin tonë se sulmi mbi njërin është sulm mbi të gjithë“, theksoi ai.

Nënpresidenti Pence tha bota është bërë sot më e rrezikshme që nga rënia e komunizmit, duke theksuar se terrorizimi është rreziku më i përhapur në botë.

“Terrorizmi na kërcënon të gjithëve, që nga Ballkani perëndimor, në Evropën perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Ka më pak se një vit që kur disa vende tuaja penguan planet e frymëzuara nga ISIS-i për sulme të bashkërenduara në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për ndihmesën tuaj në fushatën globale për të mundur ISIS-in dhe luftën kundër terrorit në Afganistan. Sakrificat tona në fushën e betejës vetëm na bashkojnë dhe forcojnë përkushtimin tonë ndaj lirisë”, tha ai duke nënvizuar se “presidenti Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të pushojmë derisa të çrrënjosim ISIS-in në mënyrë që të mos mund të kërcënojë me njerëzit tanë, aleatët tanë apo mënyrën tonë të jetesës”.

Ai tha derisa forcat amerikane dhe aleatët po dëbojnë ISIS-in nga Iraku, vendet e Ballkanit do të përballen me rreziqet luftëtarëve të huaj që kthehen në shtëpi nga Lindja e Mesme me qëllim që të shkaktojnë kaos, prandaj duhet kujdes ndaj këtij kërcënimi.

Nënpresidenti Pence arriti në Mal të zi nga Gjeorgjia, e cila u përball me një luftë të shkurtër me Rusinë në vitin 2008 rreth enklavës së saj të ndarë në Osetinë Jugore. Ai vizitoi edhe Estoninë ku ju ta udhëheqësve të vendeve të Baltikut se mund të llogarisin në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara nëse përballen me agresion nga Rusia.

Ai tha në Podgoricë se Rusia po provon të rishkruaj kufijtë ndërkombëtar me forcë.

“Në Ballkanin perëndimorë Rusia ka punuar për të destabilizuar rajonin, të dëmtojë demokracitë tuaja dhe t’ju ndaj nga njëri tjetri dhe nga pjesa tjetër e Evropës”, tha ai duke ju referuar zhvillimeve të tetorit të vitit 2016 në Mal të Zi.

Mali i Zi, një ish republikë jugosllave me rreth 680 mijë banorë dhe një ushtri prej 2 mijë trupash, u bashkua me NATO-n në qershor, tetë muaj pasi akuzoi spiunët rusë për organizimin e një përpjekjeje për grusht shteti për të penguar anëtarësimin.

Moska i hodhi poshtë akuzat duke i cilësuar ato si “histeri antiruse” dhe paralajmëroi se do të hakmerret ndaj “orientimit armiqësor” të Malit të Zi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, refuzojnë çdo përpjekje për të përdorur forcën, kërcënimet apo frikësimet në këtë rajon dhe përtej. Ballkani Perëndimor të drejtë të vendosë të ardhmen e tij“, tha nënpresidenti Pence.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj dhe u bëjnë thirrje aleatëve evropian që të bëjnë një gjë të tillë dhe për këtë arsye presidenti Trump do të nënshkruajë ligjin që forcon sanksionet ndaj Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara preferojnë marrëdhënie konstruktive me Rusinë mbi themelet e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe interesit të përbashkët

Por presidenti dhe Kongresi janë bashkë në mesazhin ndaj Rusisë se marrëdhëniet e mira dhe heqja e sanksioneve nënkupton që Rusia të heqë dorë nga veprimet që kanë çuar tek sanksionet. /VOA

Next Post
Kryebashkiaku i Vlorës inspekton punimet: Kemi krijuar një liqen që qyteti të mos përmbytet

Zjarri në Llogara, Leli: Nuk rrezikohen banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

Festat e fundvitit, Policia nderon familjet e Dëshmorëve: Jeni pjesë e pandarë e jona

December 26, 2025
Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

Ndahet nga jeta Ruth Bourne, gruaja që deshifroi kodet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore

December 26, 2025
Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

Gjatësia e hekurudhave me shpejtësi të lartë në Kinë tejkalon 50.000 km

December 26, 2025
Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

Japoni, sulm me thikë brenda një fabrike, 14 persona mbetën të plagosur! Çfarë iu zbulua autorit pas arrestimit?

December 26, 2025
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

December 26, 2025
Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

Kapet në Kakavijë shqiptari, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana/ Arrestohen edhe dy të kërkuar në Greqi

December 26, 2025
Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

Kim Jong Un urdhëron rritjen e prodhimit të raketave në 2026! Për çfarë përgatitet Koreja komuniste?

December 26, 2025
Tiranë/ Makina përplas skuterin me dy të mitur, 13 dhe 6 vjeç. Arrestohet drejtuesi i automjetit

Luante futboll me miqtë dhe humbi jetën/ Detajet e reja nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë. Ja dyshimet e mjekëve

December 26, 2025
Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

Propaganda nuk njeh kufij, Putini shfaqet për vit të ri në një film vizatimor për fëmijë

December 26, 2025
“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

“Angelo është strateg”, vëllai i banorit të BBV’: Kristin e ka kundërshtar në lojë që e mban pranë. Nëse do krijonte lidhje…

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com