Kartoni i kuq që mori në përfundim të sfidës ndaj Novarës i ka kushtuar rëndë Ledian Memushajt, futbollistit të kombëtares kuq e zi i cili aktivizohet me skuadrën e Pescaras në serinë B italiane.
Gjykatësi sportiv i Serisë B e dënoi Memushajn me dy ndeshje skualifikim për fjalët fyese që përdori në përfundim të sifdës ndaj Novarës në drejtim të gjyqtarit Abbattista.
Duke parë gjestin e lojtarit arbitri nuk u mendua dy herë duke i treguar menjëherë në fyturë kartonin e kuq 28-vjecarit. Edhe pse ishte një nga më të mirët në fushë për të tijët duke mbajtur në krah edhe shiritin e kapitenit, Memushaj u revoltua me kryesorin për disa vendime të dyshimta të këtij të fundit që për mesfushorin shqiptar ishin në dëm të Pescarës.
Memushaj do të grumbullohet nga kombëtarja shqiptare për dy miqësoret e muajit Nëntor ndaj Kosovës dhe Gjeorgjisë.