Pema e Krishtlindjes 83 mijë euro trazon Beogradin

Ka ngjallur debat fakti që në Beograd është vendosur për të dytin vit pema e krishtlindjeve që kushton 83 mijë euro.

Disa aktivistë ngrejnë pyetjen se përse duhet gjithë ky luks kur 30 % e popullsisë nuk kanë as kanalet e ujrave të zeza në banesat e tyre.

Vitin e kaluar dritat qëndruan të ndezura nga shtatori në mars dhe shumë qytetarë e quajtën luks të tepruar

“Shpresoj që fëmijët i gëzohen dritave të Krishtlindjeve por buxheti i Beogradit cungohet shumë. U shpenzuan 83 mijë euro për një pemë plastike, ndërkohë që kemi probleme me kopshtet,  rrugët e kryeqytetit dhe çdo gjë tjetër. A është kjo pemë prioriteti i Beogradit për të investuar? “ thotë një aktivist.     

Ndërkohë zyrtarët e qytetit thonë se dritat ndikojnë pozitivisht në biznes.

“Njerëzit i gëzohen atmosferës dhe blejnë gjëra dhe kur ka blerje është e rëndësishme për ekonominë. Qytetarët ndjejnë atmosferën e gëzueshme, i gëzohen çdo gjëje në Beograd.  Dritat i bëjnë njerëzit të ndihen më të gëzuar” thotë një zyrtar i Beogradit.

Ai shton se çdo euro e shpenzuar në dritë, përkthehet në 8 euro investim

Qytetarët janë dakord që Beogradi të ndriçohet me drita në dhjetor, por jo në shtator e tetor. “Është një shpenzim i madh për Serbinë dhe Beogradin”

Këtë vit zyrtarët nuk kanë thënë sesa do ti mbajnë të ndezura dritat, por thuhet se do të zgjasin./oranews

a.çupaj

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com