Servet Pëllumbi, një prej figurave qëndrore të PS-së vlerëson se Kongresi socialistëve do të duhet të rikonfirmoj mandatin e kryetarit aktual, Edi Rama. Sipas tij, Kongresi do të jetë një event entuziast, me një pjesëmarrje të madhe të delegatëve të rinj.
Lidhur me përballjet mes kryetarit Rama dhe deputetit Blushi, Pëllumbi shprehet se nuk e vlerëson se si përplasje me efekte mes tyre. Ai me këtë rast ka mbështetur edhe idenë e referendumit, duke thënë se kjo është një zgjidhje për çështjen e zgjedhjeve brenda partisë.