• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pëllumb Xhufi: Rama është politikan, ndryshe nga Noli. Por këtë herë gaboi

by Java News
28/06/2022 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin Shqip nga Dritan Hila ishte historiani i njohur Pëllumb Xhufi, i cili foli për një nga tematikat më të diskutuara të momentit. Çështja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe pozicioni i Shqipërisë. Xhufi u ndal edhe në qendrimin e kryeministrit Rama , sa i përket heqjes së vetos bullgare për MV, e cila ndikon edhe në procesin e integrimit të vendit tonë drejt BE-së. Sipas Xhufit, Rama e ka luajtur mirë këtë lojë politike, por shpërthimet e fundit të Ramës për këtë çështje, janë të tepërta sipas tij.

“Kur dy vende bashkë pranohen, bëhesh edhe më i pranueshëm. Edhe kur diskutohet, Maqedonia ka 30% të popullsisë shqiptare dhe është në kufi me Shqipërinë si dhe këto dy vende shkojnë shumë mirë, ky është një shembull, që na intereson ne.

Të nisemi nga kjo, se ajo ndarja që kërkojmë ne është e thjeshtë, por po u ndamë më pas dalin në skaner disa të meta që ne i kemi. Se ne kemi ca të meta të mëdha shumë, të cilat me këtë lojë politike që e ka bërë shumë mirë edhe Rama, e ka bërë shumë mirë deri dje pa këto shpërthimet në ditët e fundit, e ka bërë shumë mirë edhe lidhjen me Maqedoninë.

Gjuha e Ramës, ishte shumë e avancuar. Kam vlerësimet e mia për të , ka bërë gjëra të mira dhe shpresoj se do të vazhdojë të bëjë. Por në atë post që është, gjuha duhet frenuar. Emocionet në radhë të parë duhen frenuar, duhet t’i bësh thirrje vetes në radhë të parë, që kush jam dhe çfarë përfaqësoj, çfarë hallesh dhe problemesh kam si dhe çfarë dua të nxjerr ose të marr. Nuk mund, të marrësh nëpër gojë, sepse nuk mori vetëm Bullgarinë, por edhe Maqedoninë, mori dhe Greqinë ,edhe Serbinë. Mirëpo nuk mund të luash në të gjitha frontet.

Shumë mirë, unë e admiroj fjalimin e tij, nga ana stilistike por jo si kryeministër. Ne kemi fjalimin e Nolit, se është bërë krahasimi, i cili po të kishte qënë në Lidhjen e Kombeve, kur ai e ka mbajtur, mund të entuziazmoheshim, pastaj të nesërmen do thonim, çna bëri se i ra anglezit, e tjetrit e tjetrit. Këtej kërkonte borxh e këtej thoshte ju nuk jepni.

Por Noli nuk ishte politikan, ai e pranonte, e ka thënë që këtej po i vinte Zogu këtej i binte fyellit, pasi nuk ishte politikan dhe eksperienca nuk kishte. Ndërsa Rama, është politikan, edhe që ka luajtur, madje edhe shumë mirë, disa herë ka luajtur shumë mirë. Por kjo për mua ishte e tepërt, sepse u fut me një dialektikë maqedono-bullgare, që për ta është shumë sensitive, ndërsa për të thjesht një fjalë goje. Edhe ajo që tha në Athinë, në mbledhjen e kryeministrave, ku tha : “Maqedonia, Bullgaria e Perëndimit”.

Shumë e rëndë, jo e rëndë por bombë, në diplomaci nuk bëhen këto gjëra. Ajo është ndërhyrje pa takt, edhe në bazë të rrethanave. Aty mikpritësi ishte kryeministri Mitsotakis, nuk ishte zoti Rama. Ai priste miqtë, ky ndërhyri dhe tha një mufkë. Një mufkë, që me të drejtë pati reagime, të jashtëzakonshme. Dhe sipas gjykimit tim, ka një moment që duhet bërë kthesë dhe të mësohet nga gabimet, dhe nuk duhet të kesh pretendimin, që ty të të përshtatet opinion. Duhet t’i përshtatesh ti opinionit”, u shpreh Xhufi për Dritare TV./m.j

Next Post
Horror në Korçë, gruaja lind fëmijën në shtëpi dhe e mbyt në valixhe! Zbardhet dëshmia e bashkëshortit

"Plas" sherri me thika në mes të lokalit, plagosen dy persona në Maliq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

Tare: Leao? Problemi i tij janë dëmtimet e shumta, është i rëndësishëm për Milanin

April 6, 2026
Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

Pse u venit “lëvizja qytetare” brenda opozitës?

April 6, 2026
Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

Gjykata e Lartë e SHBA-ve hap rrugën për heqjen e dënimit të Steve Bannon

April 6, 2026
Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

Vija e kuqe e konfliktit?! Trump: E shkatërrojmë Iranin brenda natës! Mund të ndodhë nesër…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In