• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pëllumb Xhufi: Nxjerrja e flamurit grek në Himarë është fyerje

by Java News
31/10/2017 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas aksionit për të rikualifikuar sheshin e Himarës  dhe nisjes së aksionit për të liruar hapësirat të cilat pengojnë që plani i rehabilitimit të shkojë deri në fund. Banorët kanë reagur me protesta duke u shprehur se nuk janë dakord për këtë aksion, pasi sipas tyre kjo është një çështje e cila cenon të drejtën e tyre në këto troje.

I ftuar në studion e Report TV, historiani dhe njohësi i mirë i rrethanave historike, Pëllumb Xhufi, ka shpjeguar se protestat e banorëve të Himarës, janë të nxitura dhe kanë një prapavijë, e cila synon që përmes bllokimit të punimeve të fitojnë në pjesën e përkatësisë dhe ajo që është më e keqja e kësaj është se, kjo mund të çojë deri në humbjen e identitetit.

Sipas historianit Xhufi, Athina gjithmonë ka ndjekur këtë politikë, për të kërkuar negociata, sepse pretendon se mund të dalë fituese nga kjo çështje, por ne kemi për të zgjidhur çështje më të ndjeshme  dhe shumë delikate.

Ndërhyrjen e qeverisë për të rikualifikuar planin e Himarës , Xhufi e shef si një strategji zhvillimi dhe më pas ky qytet do të bëhet dhe më i bukur, pasi hapësira të shumta janë të bllokuara nga lokale dhe bare të panevojshme.
Intervista e plotë e Pëllumb Xhufit në studion e Report TV:

A po mundohen në gjykimin tuaj që të kanalizojë këtë ngjarje, ndoshta dhe me një pretekst nga Athina zyrtare?
Kjo nuk është një ngjarje e izoluar, janë një grup njerëzish që e potencojnë këtë gjë. Pikërisht ajo rruga e bukur që u bë para disa vjetësh, me sa duket nuk duhet  dhe nuk kanë dëshirë që ta zhvillojnë Himarë, një Himarë e lënë pas dore, ndoshta i shërben dhe humbjes së identitetit. Zonat  më e bukur në këtë pjesë janë të bllokuara me disa lokale, nuk e duan zhvillimet, janë të nxitura nga jashtë. Ky grup tregon se janë mbrapa me kohe dhe nuk duan të kenë ndryshim.

Kjo lloj situate, që pati protesta, pati dhe deklarata, mund të jetë një paralajmërim  nga Greqia për Shqipërinë?
Nxjerrin flamurin grek, kjo është një fyerje. Këtu ka një qëllim, në radhë të parë jemi që  mund të kemi një takim mes të dyjka vendeve. Ka si qëllim pala greke të shkojë në negociatat, sepse është mësuar kështu..E dyta është  për të fituar edhe ndaj rrugës së Shqipërisë në BE, edhe anëtarësimi në NATO, Grqia na ka dhënë votën e fundit.

Ky lloj presioni mund ti agravojë marrëdhëniet dhe mund të na bllokojë në këtë gjë?
Pala greke ka bërë një politikë që e ka bërë përherë. Ne kemi probleme të mbartura, të detit, të  pronave shqiptare në Greqi, të ligjit të luftës, kufirin tokësor,  kemi çështje të hapura që tronditin dhe ndërkombëtarët kur i dëgjojnë.

Ju e gjykoni se shteti shqiptar është treguar korrekt me cështjen e himarës, premtimi është se gjithçka do të rregullohet me çmimin e tregut, ka patur vizita të ministrit dhe zëvëndes ministri, si e shikoni zoti Xhufi?
Unë gjykojë se është bërë  një kujdes për Himarën, ka shkuar ministri dhe zëvendës ministri. Ka një ligj që edhe Himariotët detyrohen t’i përgjigjrn ligjeve shqiptare . Unë jam i bindur se shtëpitë që do rregullohen do të jënë më të mira  dhe më të bukura. Unë shikoj njerëzit që janë të revoltuar, janë të iniciuar dhe të nxitur.Në fund të fundit këmbëngul që Himarën atë që meriton dhe mund të ja japë  bukurinë e munguar këtij vendi.

ma.me

Next Post
Ushtria irakene merr nga kurdët kontrollin e kufirit me Turqinë

Ushtria irakene merr nga kurdët kontrollin e kufirit me Turqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In