• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pëllumb Xhufi: Djemtë dhe vajzat që luftuan 80 vite më parë i dhanë dinjitet këtij kombi!

by A R
29/11/2024 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani Pëllumb Xhufi në Dritare TV uroi 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, duke dhënë një mesazh për të gjithë popullin tonë. Kujtojeni me nder dhe respekt të gjithë kontributin që kanë dhënë shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, vetëm kështu nuk do të “vdesë” historia, ky ishte ndër të tjera mesazhi i historianit.

“Ky 80-vjetor i Çlirimit të Atdheut ndodh në një situatë jashtëzakonisht komplekse edhe në planin ndërkombëtar. Janë ngritur shqetësime që ekzistonin në vitet ’30-të të shekullit të kaluar, që u kurorëzua me ardhjen e fashizmit dhe nazizmi në Gjermani. Ne kemi zhvillime të tilla të përafërta edhe në vendet e Evropës. Por jam optimist kur kujtoj kontributin e popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore. Lufta e Dytë Botërore dhe kontributi i LANÇ-it, popullit shqiptar, vajzat dhe djemtë më të edukuarit që dolën në mal, i kanë dhënë dinjitet këtij vendi.

Mjafton të lexosh arkivën ndërkombëtare dhe kupton që Lufta Nacional Çlirimtare i dha dinjitet popullit shqiptar, bashkoi si asnjëherë Jugun me Veriun. Nxori në pah vlerën e figurës së gruas shqiptare që morën edhe role udhëheqëse. Të gjitha këto i japin nder Shqipërisë, këtë faqe të historisë ne e kaluam me sukses. Shqipëria edhe pse u kërcënua me copëtim pas Luftës së Dytë Botërore u mbrojt me dinjitet pasi kishte dalë me nder nga kjo sprovë e madhe. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Këtë 80 vjetor do të ishte mirë që ta festojmë të gjithë, është koha për t’u ndarë nga paragjykimet e së shkuarës. Duhet të jemi të përulur për të nderuar me respekt të gjithë ata djem dhe vajza të rinj që dhanë jetën për të fituar çliruar Shqipërinë dhe për të rikthyer sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit tonë”, tha historiani në DritareTV.

/a.r

Next Post
Ministria e Mbrojtjes së Ukiranës: Rekord vdekjesh ditore e ushtarëve rusë, kalojnë 2000 për herë të parë

Ministria e Mbrojtjes së Ukiranës: Rekord vdekjesh ditore e ushtarëve rusë, kalojnë 2000 për herë të parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

Morën lekë për të mos arrestuar gruan që shkaktoi aksident, SPAK kërkon 4 vite burg për ish-shefin e Rrugores, 12.5 vite për 4 të tjerët

February 24, 2026
Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

Dita e lindjes zbulon si do të jetë muaji mars për ty!

February 24, 2026
Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

Edmond Spaho tregon situatën e rëndë brenda PD: Po të flasësh, të ndërpritet karriera politike! Partia më e dobët se kurrë

February 24, 2026
Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

Iluzioni i një fitoreje të madhe / Pse Putini nuk mund ta lejojë paqen në Ukrainë?

February 24, 2026
Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

Spiropali: Partneriteti me Zvicrën, i rëndësishëm për integrimin europian

February 24, 2026
Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

Kapen 1 mln euro të padeklaruara në doganën e Merdarës

February 24, 2026
Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

Nuk e “mbajnë” dot paraburgimin anglez, dy shqiptarë pranojnë ekstradimin në Tiranë dhe Romë

February 24, 2026
Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin, sërish pengesë/ Prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

February 24, 2026
Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

Emri i modeles shqiptare në dosjet e Jeffrey Epstein – The Sun: Rikthimi i bujshëm i Misse Beqiri në ekran

February 24, 2026
Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

Të akuzuar për korrupsion pasiv, GJKKO dënon dy ish-inspektorët e IMT

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In