• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi në Ministerialin e vendeve të nismës ‘ADRION’: Shqipëria e përkushtuar për të ofruar një mjedis të sigurt!

by
05/10/2022 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në Ministerialin e Mbrojtjes në kuadër të iniciativës “ADRION”, që u zhvillua në Venecia, Itali.

Ministrat e mbrojtjes vlerësuan rëndësinë e Iniciativës “ADRION”, si një shembull i suksesshëm i bashkëpunimit rajonal, bazuar në gjithpërfshirjen, vlerat e përbashkëta si dhe orientimin e interesave të përbashkëta për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në zonën adriatiko-joniane.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së ndërveprimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Forcave Detare të kësaj iniciative, me qëllim rritjen e sigurisë detare, asistencës humanitare, shpëtim-kërkimit, ndërtimit të kapaciteteve si dhe mbështetjen e operacioneve të NATO-s dhe BE-së në zonën e ADRION-it. Gjatë fjalës së tij, Ministri Peleshi u shpreh se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca Detare e vendit tonë, është gjithmonë me e angazhuar në forcimin e bashkëpunimit në rajon me qëllim përballimin e sfidave aktuale dhe në të ardhmen, promovimin e stabilitetit rajonal, sigurisë dhe paqes.

“Shqipëria do të angazhohet fuqishëm për të ofruar një mjedis të sigurt dhe për stabilitet më të gjerë në Ballkanin Perëndimor dhe hapësirat e përbashkëta detare. Iniciativa ADRION është një nga mekanizmat që po kontribuon në këtë objektiv. Pellgu Adriatiko-Jon është një mjedis gjithnjë e më i aksesueshëm për të gjitha llojet e aktiviteteve malinje dhe është një nga pikat më të ndjeshme të tranzitit dhe infiltrimit në zemër të Evropës. Prandaj, bashkëpunimi ynë rajonal duhet të jetë në nivelin më të lartë, për t’i ofruar siguri dhe stabilitet popullit tonë. Shqipëria dhe Forcat e saj Detare janë gjithmonë të përkushtuara për të çuar më tej bashkëpunimin në rajon. Ne të gjithë duhet të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv duke adresuar sfidat e sigurisë, si dhe çështjet e prosperitetit ekonomik dhe stabilitetit politik. Kjo mund të bëhet vetëm duke punuar së bashku”, theksoi ministri Peleshi.

 

 

Në Venecia, po në kuadër të nismës “ADRION”, po mbahet edhe “Simpoziumi Rajonal i Fuqive Detare”, në të cilin marrin pjesë Komandantët e Forcave Detare të vendeve anëtare të kësaj iniciative. “ADRION” është një iniciativë, e cila ka si qëllim bashkëpunimin ndërmjet Forcave Detare të Shqipërisë, Kroacisë, Greqisë, Italisë, Malit të Zi dhe Sllovenisë.

/e.d

Next Post
“Na dha 3500 euro për të vrarë…”/ Polici i burgjeve përballet me dy vëllezërit Beqiraj, çfarë ndodhi në komisariat

"Na dha 3500 euro për të vrarë..."/ Polici i burgjeve përballet me dy vëllezërit Beqiraj, çfarë ndodhi në komisariat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

Zbulohet lidhja e kredisë së Aeroportit të Vlorës me fonde që menaxhojnë borxhin rus/ Çfarë dëshmon raporti në SHBA

March 24, 2026
Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

Humbja në referendum shkakton “tërmet” në qeverinë Meloni, disa ministra japin dorëheqjen

March 24, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Skenarët kaotikë për të ndalur rritjen e çmimit të karburantit

March 24, 2026
Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

Krimi në Roskovec, flasin të afërmit dhe komshinjtë: Autori i ngjarjes ishte i vetmi burrë që s’pinte alkool në fshat

March 24, 2026
Faleminderit BARRIKADA!

Faleminderit BARRIKADA!

March 24, 2026
Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

Emërohet drejtori i ri i OSHEE, ja kush vendoset në krye të institucionit

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In