• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi në Bruksel: Projekti i ri i Porto Romanos do ofrojë edhe infrastrukturë të dedikuar ushtarake për FA dhe NATO

by Java News
16/06/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut që u mbajt në selinë e NATO-s, në Bruksel.

Në qendër të diskutimeve të këtij takimi ishte forcimi i mëtejshëm i Aleancës dhe vijimi i mbështetjes për vendet partnere të NATO-s, në një kohë që agresioni rus në Ukrainë ka kaluar 100 ditë që nga nisja e tij. Këtij takimi i’u bashkuan edhe ministrat e Mbrojtjes së Ukrainës, Gjeorgjisë, Suedisë, Finlandës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian.

Gjatë fjalës së tij, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se vendi ynë do të mbështesë dhe kontribuojë në rritjen dhe përforcimin edhe me kapacitete ushtarake të kufijve të Aleancës, në interes të mbrojtjes dhe ruajtjes së popullsisë së saj.

Ministri Peleshi foli për projektin e ri të Porto Romanos që do të ofrojë edhe infrastrukturë të dedikuar për Forcat e Amrmatosura dhe Aleancën e NATO-s.

“Ne e vlerësojmë infrastrukturën tonë kritike, jo vetëm nga perspektiva kombëtare, por edhe nga ajo e Aleancës.

Në këtë kuadër, duke pasur parasysh vendndodhjen gjeografike, Porti i Durrësit shërbeu si një qendër pritjeje e stërvitjes “Defender Europe 2021” gjë që dëshmon se është një pikë strategjike që lidh detin Adriatik dhe Detin e Zi që njihet ndryshe edhe si Korridori 8”,u shpreh në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Peleshi.

Ai tërhoqi vëmendjen në lidhje me efektet që lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të sjellë në rajonin e Ballkanit. Ministri i Mbrojtjes theksoi rëndësinë që ka në këtë situatë përshpejtimi i procesit të integrimit Euro-Atlantik të vendeve të rajonit.

Gjithashtu ministri Peleshi tha se është i rëndësishëm dërgimi i një mesazhi të fortë se siguria e rajonit të Ballkanit mbetet interes jetik për Aleancën dhe se Rusia me “levat” e saj nuk duhet të lejohen të destabilizojnë mbarë rajonin.

Ministrat e vendeve të Aleancës u pritën më herët në një darkë pune nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, i cili vlerësoi mbështetjen e pakursyer që vendet aleate dhe partnere të NATO-s kanë dhënë në kapacitete ushtarake, ndihmë financiare dhe asistencë humanitare. Gjithashtu,

Ai theksoi se Aleanca është dhe mbetet e vendosur për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën, si dhe mbetet optimist se kryetarët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës do të miratojnë një Paketë Asistence Gjithëpërfshirëse gjatë Samitit të Madridit, që është planifikuar të zhvillohet më 29-30 qershor./m.j

Next Post
Gjendet i pajetë trupi i të riut në rezervuar, u denoncua i zhdukur nga familjarët

Gjendet i pajetë trupi i të riut në rezervuar, u denoncua i zhdukur nga familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

April 10, 2026
Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

Skandali Epstein rikthehet: Melania Trump del publikisht për të mbyllur zërat

April 10, 2026
Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In