• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi: Në Ballkanin Perëndimor ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston

by Java News
18/11/2023 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ndarë shqetësimin se Rusia mund të tentojë të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Lidhur me këtë deklaratë, Euronews Albania ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili nga Korça u shpreh se Zelensky mund të jetë nxjerrë disi nga konteksti.

“Nuk është ky konteksti besoj por gjithsesi ka një të vërtetë që pas agresionit rus në Ukrainë situata gjeopolitike, stabiliteti është goditur, kemi një rikthim në atë që mendonim se nuk do të ndodhte, në politikën e zonave të influencës por ja që agresioni rus në Ukrainë e solli dhe kjo na sjell tronditje të shumë ekuilibrave ndërkohë që në rajone si Ballkani Perëndimor ku ka konflikte të fjetura, rreziku për t’u rizgjuar ekziston. 3 nga 6 vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO, Kosova është vend aspirant, të gjithë vendet duan të bëhen pjesë e BE. Ka shtete si Serbia që e quajnë veten vende neutrale, që në qoftë se do të ishte ndryshe Ballkani do të ishte më stabel ku të gjithë të ishim pjesë e Alencaes dhe kufiri me lindjen kërcënuese të ishte i përcaktuar qartësisht.

Nuk jemi në atë gjendje ndaj e ne jemi vazhdimisht të interesuar e të shqetësuar për zhvillimet në Ukrainë sepse e kemi parë që pas luftës aty disa vatra tensioni janë riaktivizuar. Kemi agresionin e 24 Shtatorit, një agresion që meriton të quhet terrorist. Këto janë shenja jo të një kërcënimi aq të madh sa te flasim për luftë por gjithsesi duhet të jemi të vëmendshëm. Ekuilibrat kanë ndryshuar, Shqipëria si anëtar i NATO është një nga vendet e para në NATO që me këtë buxhet arrin 2% të GDP në vitin që vjen, gjë qe na jep më shumë mundësi të modernizohemi, jo për tu përgatitur për luftë sepse nuk e mendojmë këtë skenar, është i papërfillshëm, për shkak të prezencës të NATO në rajon dhe KFOR në Kosovë. Mbrojta sot realizohet përmes shkurajimit, sa më shumë forcohet ushtarakisht NATO dhe çdo aleat i saj, përmes rritjes së kapaciteteve aq më lart shtyjmë skenarët me të këqij. Bota po ndryshon, Shqipëria është duke ecur drejt një integrimi të shpejtë në BE, anëtarësimi në BE është garancia afatgjatë për Ballkanin Perëndimor,” – tha Peleshi.

/f.s

Next Post
Dalin pamjet, momenti kur vendoset lënda plasëse në lokalin e 24-vjeçarit në Kamëz

Dalin pamjet, momenti kur vendoset lënda plasëse në lokalin e 24-vjeçarit në Kamëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

EMRI / Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës, Policia jep detajet e para

December 29, 2025
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Drejtësia penale anti-ekonomi është kosto për ne të gjithë

December 29, 2025
Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

Analizë| Si erdhi LVV-ja deri te fitorja spektakolare?

December 29, 2025
Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

Vlora pa ujë për ditë të tëra, qytetarët rikthehen në protestë: Nesër përballë Bashkisë

December 29, 2025
Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

Takimi në Florida mes Trump dhe Zelenskyt/ Optimizëm për paqe, por dyshime të mëdha nga Ukraina

December 29, 2025
Parashikimi i motit, e diela me mot të kthjellët dhe temperatura të larta

Ditë me diell dhe temperatura të ulëta, por ja si nis viti i ri 2026

December 29, 2025
Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

Erozioni rrezikon bregdetin verior, delta e Bunës po ndryshon konfigurimin për shkak të gërryerjes

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com