
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është takuar sot me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim. Peleshi shpreh bindjen për përkushtimin maksimal për të çuar përpara projektet madhore në fushën e mborjtjes dhe sigurisë.
Ministri përmend stërvitjen “Defender Europe 2021”, me pjesëmarrjen e 6 mijë trupave amerikane në Shqipëri.
“Pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Znj. Yuri Kim. I bindur dhe me përkushtimin maksimal për të çuar përpara projektet madhore të përbashkëta dhe fuqizimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Përzgjedhja e Shqipërisë për të realizuar “Defender Europe 2021” ku mbi 6000 trupa amerikanë do të kryejnë stërvitjen më të madhe ndërkombëtare në Shqipëri, është një tjetër element që tregon mbështetjen e SHBA në fuqizimin dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura”, shkruan Peleshi.