Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend u është përgjigjur akuzave të opozitës për investime. Duke folur gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për investimet strategjike” Peleshi tha se kulla që po ndërtohet në qendër të qytetit të Korçës kushton sa një këngë e Çiljetës.
Zëvendëskryeministri shtoi se ligji synon heqjen e hallkave burokratike për investitorët në Shqipëri, sidomos ata të huaj.
“Në fakt kjo kullë kushton vetëm 20 milion lekë, aq sa kushton një këngë e Çiljetës në koncertet e tua”, tha Peleshi.









