Ish-zv/kryeministri, Niko Peleshi tashmë në pozicionin e Ministrit te Bujqesise ka paralajmëruar një shkundje të administratës shtetërore pas zvogëlimit të numrit të agjencive nga 140 në 104, por sqaron se nuk bëhet fjalë për largim të punonjësve.
Peleshi ka mohuar zërat se ristrukturimi bëhet për të larguar nga administrata militantët e ish-partive aleate me të cilët PS qeverisi në 4 vitet e para.
“Nga 140 agjenci kemi propozuar të shkojë në 104, 30% e tkurrur në numër dhe jo në administratë, për të mos ngjalluar frikë për pushime nga puna. Administrata jonë është e vogël dhe e strukturuar keq.
Arkitektura e re synon modernizimin e administratës. Cilësia e administratës do të shkundet. Njerëzit ankohen për shërbimet, nuk iu intereson kostumi politik i punonjësit” deklaroi ai.
Por a e dëmton kontrollin shtetëror shkurtimi i agjencive me 30%? “Besoj që inspektimi është një nga funksionet që e ka merituar të preket edhe kohë më parë.
Ne nuk kemi një ndarje të qartë mes funksioneve inspektuese, menaxhuese, i kemi miks shpeshherë.
Kemi 17 inspektorate dhe 1400 inspektorë, të cilët janë në kontakt me sipërmarrjen apo me qytetarin, janë një dhimbje koke.
Një sipërmarrës mund të numërojë 7-8 inspektorate që e vizitojnë. Këtu te ne ‘gjithkush inspekton gjithçka’. Nuk kemi standarde të qarta të përcaktuara, Shqipëria nuk është pjesë e organizatës së Standardeve.
Ne propozojmë bashkimin e agjencisë së akreditimit dhe standardeve. Trupat e inspektorëve do të shkurtohen, do të ketë rreth 7 inspektorate, ndryshon metodologjia.
Do të bëjmë ndarje mes kontrollit dhe inspektimit. Ka një nevojë ulëritëse për të riformuar inspektimin” deklaroi ai.
Peleshi: Sfidat, AKU-ja, thertoret, eksporti në BE dhe fshati
Eksporti i produkteve shqiptare në vendet e BE, AKU-ja, certifikimi i thertoreve, por edhe zhvillimi i fshatit janë disa nga sfidat që Peleshi ka vendosur për mandatin e ri në drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë.
“Siguria ushqimore do të jetë një kryefjalë që ditën e parë të punës. Duhet të rrisim sigurinë ushqimore. Shqipërisë nuk i lejohet të eksportojë produkte shtazore në BE. Sepse zinxhiri ushqimor është i pa certifikuar nga BE.
Një nga masat e para që unë do i propozoj KM për ta kthyer në reformë do të jetë kontrolli i therjeve. Ne kemi vetëm në Tiranë 350 kasapë edhe ca mijëra në të gjithë vendin dhe mijëra të tjerë të cilët therin edhe vend e pa vend.
Ne do të ndërmarrim masa të forta për të disiplinuar therjet. Edhe me rajonin nuk krahasohemi, në Maqedoni gjaku jashtë thertores të fut në burg.
Sapo të kontrollojmë të gjithë sistemin do të fitojmë të drejtën e eksportit, duke hyrë në një treg me 600 milionë banorë.
Sektori është me shumë sfida dhe shumë i vështirë, por ka mbështetjen e BE dhe të Ramës. Do të mundohemi të punojmë për një bujqësi më të zhvilluar dhe ushqime të sigurta” përfundoi ai.
INTERVISTA E PLOTE
Qënia si kryetar i grupit të punës për ristrukturimin e administratës, përse duhej kjo ndërhyrje drastike?
Parimi është që ne besojmë që përmes optimizimit mund të bëjmë më shumë dhe më mirë për më pak. Administrata jonë krahasuar me rajonin është më e vogla, por e kundërta për numrin e institucioneve, kemi 500 drejtori,kemi 52 tipologji institucionesh, ka një kakofoni për emërimet dhe funksionet.
20% e institucioneve kishin më pak se 10 vetë..
Por mund të jenë të nevojshëm…
Po, por kjo nuk është për të shkurtuar numrin e punonjësve. Ky format mund të rezultojnë me numër të njëjtë, pak më shumë apo pak më pak. Në thelb është optimizimi për të shmangur mbivendosjen për t’i fuqizuar aty ku është e nevojshme apo zvogëluar. Por në total nuk presim një zvogëlim të numrit të punonjësve të administratës. Puna do të vazhdojë në cdo ministri.
Më konkretisht si do të funksionojë shërbimi ndaj qytetarit?
Le të marrim shembull pronën, kemi 12 institucione që japin tituj pronësi apo regjistrojnë, ky është shkaku që ka prodhuar shumë probleme apo ka penguar investitorët. Pas kemi 40 mijë leje legalizimi, që nuk regjistrohen. ALUZINI dhe ZVRPP punojnë me harta të ndryshme, nuk flasin me njëri tjetrin dy institucione. Pa e futur komponentin koalicion, që e përkeqësojnë, që u përkasin partive të ndryshme drejtorët. Futëm fotografimin ajror…
Kjo nuk e zgjidhi problemin?
Jo! Ne synojmë të ndërtojmë një agjenci të pronës. Të gjitha agjencitë do i bashkojmë duke i ruajtur si departamente, e bëjmë më të thjeshtë, një procedurë të njëjtë, një regjistër, përfshirë edhe hartën. Kadastra do të jetë unik, do të jetë hartë dhe të dhëna unike. Ky unifikim do të shmangë mijëra procese nga mbivendosjet në hartat tona.
Ky rifillim krijon mundësi që të rihapen cështje të mbyllura?
E kundërta është e vërtëtë. Në territor pronat nuk kanë mbivendosje, por ajo është në letra, pasi në territor e dinë ku e kanë kufirin. Kjo burokraci është kthyer në biznes për drejtësinë, po ti shtosh këtu faktin që sistemin e kemi të korruptuar. Imagjino sa dhimbje koke jep për qytetarin.
Kur bëhet ky vizion?
Ky është një projekt një draft, është një bazë për të filluar punën nga cdo ministër. Nuk mund të them kur fillon dhe kur mbaron. Ky është proces modernizues, që qeveritë, jo se nuk e kanë kuptuar, por e kanë pasur, pasi qeveria ka një mandat të kufizuar në kohë dhe proceset nëse nuk bëhen të menduara mirë mund të frenojnë administratën. Dua të them që do të vazhdojë puna në drejtimin e zv/ kryeministres për ta cuar para. Nga 140 agjenci kemi propozuar të shkojë në 104, 30% e tkurrur në numër dhe jo në administratë, për të mos ngjalluar frikë për pushime nga puna. Administrata jonë është e vogël dhe e strukturuar keq.
Cila qe agjencia që u duk më e panevojshme?
Ka disa. Ka plot. Unë kam 4 vite në qeveri dhe nuk e dija që ekziston agjencia për shërbim për personalitetet. As kolegët e mi nuk e dinin dhe nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim. Të gjitha institucionet që kanë 10 punonjës do të shkrihen, punonjësit nuk do të largohen.
Ka një perceptim se bëhet për të larguar militantët e ish-partive aleate…
Asnjë orientim të tillë. Arkitektura e re synon modernizimin e administratës. Cilësia e administratës do të shkundet. Njerëzit ankohen për shërbimet, nuk iu intereson kostumi politik i punonjësit. Dëgjesat filluan pas zgjedhjeve, do të institucionalizohen.
Qeveriset me institucionet….
Kur institucioni u mbyll derën do krijojmë mundësi komunikimi drejtpërdrejt me strukturat e qeverisë deri te kryeministri. Tani kemi një ministër për Sipërmarrjen, duhet të jemi agresivë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe klima e biznesit është e domosdoshme.
Krijimi i kësaj ministrie më duket një Call Center e kryeministrit për të mbledhur shqetësimet e qytetarëve. Ka ministri Ekonomie dhe të tjera… Ndërsa kështu një njeri i kryeministrit mbledh disa të dhëna dhe ia përcjell..Shtetet e tjera funksionojnë në bazë të institucioneve. Jo si një emision i Çavezit kur e merrnin qytetarët për hallet edhe ai ua zgjidhte…
Pavarësisht se ne krijuam disa struktura kështu ka qenë deri tani. Këshilli Ekonomik dhe të tjera dhanë rezultate, por është e pamjaftueshme. Investitorët detyroheshin ti shkruanin kryeministrit, nesër do të jetë e kundërta, do të ketë një avokat, një ministër shteti që do të merret me shqetësimet e sipërmarrësve që shteti u bie në qafë apo nuk e gjejnë të drejtën që u takon. Institucionalizimi.
Do të doja t’iu pyesja për idenë e 4 rajoneve, do të ketë ndarje tjetër administrative?
Kemi 12 qarqe, por kemi sanksionuar edhe me akte ligjore ndarjen në 4 rajone zhvillimi. Kemi ngritur agjencitë autonome. Kemi edhe një ligj që shumë shpejt do të kalojë në parlament. Ne akoma nuk mund të përfitojmë nga fondet e BE, duhen ngritur institucionet duke i bërë të afta për projekte edhe ne do të jemi të gatshëm për sa më shumë fonde. Po ngremë institucionet e zhvillimit rajonal.
Një rajon cfarë projekti ka hartuar?
Ka një eksperiencë një vjeçare, por kanë hartuar projektet e para. Më parë kishim 400 bashki dhe komuna. Organizimi në rajone jep mundësi për të projekte të përbashkëta. Tregu bujqësor për shembull mund të ndërtohet nga dy bashki. Ndarja në rajone nuk është shpikja e jonë, por bëhet për të thithur sa më shumë fonde nga BE. Le të marrim një shembull tjetër; kemi propozuar nga një drejtori arsimore rajonale, pra 4. Drejtoritë do të fuqizohen do të shtohen në numër.
Nukka mbivendosje kompetencash me qarqet dhe bashkitë?
Nuk ka, pasi rajonet nuk kanë kompetenca, pasi nuk kanë funksione, por të zhvillojnë detyrën për të hartuar projekte.
A mendoni se e dëmton kontrollin shtetëror shkurtimi i agjencive me 30%?
Besoj që inspektimi është një nga funksionet që e ka merituar të preket edhe kohë më parë. Ne nuk kemi një ndarje të qartë mes funksioneve inspektuese, menaxhuese, i kemi miks shpeshherë. Kemi 17 inspektorate dhe 1400 inspektorë, të cilët janë në kontakt me sipërmarrjen apo me qytetarin, janë një dhimbje koke. Një sipërmarrës mund të numërojë 7-8 inspektorate që e vizitojnë. Këtu te ne ‘gjithkush inspekton gjithçka’. Nuk kemi standarde të qarta të përcktuara, Shqipëria nuk është pjesë e organizatës së Standardeve. Ne propozojmë bashkimin e asgjencisë së akreditimit dhe standardeve. Trupat e inspektorëve do të shkurtohen, do të ketë rreth 7 inspektorate, ndryshon metodologjia. Do të bëjmë ndarje mes kontrollit dhe inspektimit. Ka një nevojë ulëritëse për të riformuar inspektimin.
Cfarë do të ndryshoni te AKU-ja?
Nuk dua të alarmoj askënd. Kam 4 vite në kabinet dhe bujqësia ka qenë në vëmendjen time dhe e kam ndjekur nga afër, kam njohuri të mira. Siguria ushqimore do të jetë një kryefjalë që ditën e parë të punës. Duhet të rrisim sigurinë ushqimore. Ka edhe disa efekte, si eksporti i ndaluar për produktet shtazore për vendin tonë. Shqipërisë nuk i lejohet të eksportojë produkte shtazore në BE. Sepse zinxhiri ushqimor është i pa certifikuar nga BE.
Pse nuk është certifikuar deri tani?
Një nga masat e para që unë do i propozoj KM për ta kthyer në reformë do të jetë kontrolli i therjeve. Ne kemi vetëm në Tiranë 350 kasapë edhe ca mijëra në të gjithë vendin dhe mijëra të tjerë të cilët therin edhe vend e pa vend. 15-16 thertore me standarde. Ne do të ndërmarrim masa të forta për të disiplinuar therjet. Edhe me rajonin nuk krahasohemi, në Maqedoni gjaku jashtë thertores të fut në burg. Ne kemi fituar mundësinë për të folur për sigurinë ushqimore për produktet shtazore. Nëse kontrollon therjet e kemi më të lehtë. Sapo të ngremë të kontrollojmë të gjithë sistemin do të fitojmë të drejtën e eksportit, duke hyrë në një treg me 600 milionë banorë duke rritur kërkesën. Bujqësia shqiptare kanë frikë të rriten sado ti mbështesësh, pasi ai heq picir për të shitur prodhimet sado ta mbështesësh ai ka frik të rritet.
Por nga Korca juaj, bujqit dhe fermerët hedhin prodhimet….
Ne duhet të garantojmë shitjen e prodhimeve. Ka 25 vite që thuhet, por ne në 4 vite kemi bërë disa zhvillime që kanë sjellë rezultate. U kemi dhënë mbështetje pikave të grumbullimit, që i kanë dhënë energji bujqësisë, duke nxjerrë në treg prodhimet tona. Ne do të jemi shumë pranë fermerëve duke futur në lojë edhe bashkitë për të ndërtuar një pikë grumbullimi që fermerët të mos kenë frikë të rrisin prodhimin dhe të kenë ku ta çojnë. Të fusim në bujqësi sipërmarrësit. Do të jemi shumë agresive në politikat që ta bëjnë këtë sektor interesant për sipërmarrësit për të ringritur bujqësinë shqiptare. Në Kosovë po bisedoja me një sipërmarrës të teknologjisë dhe tha që sipërmarrësit e teknologjisë po investojnë në bujqësi. Përsa i përket sigurisë ushqimore do të bëj gjithçka që të dimë se cfarë konsumojmë. Kemi jnë dizbalancë mes importeve dhe eksporteve është 600 milionë euro në vit. Dua të ndalem edhe te fshati, te ‘Zhvillimi Rural’. Kemi bërë shumë për zhvillimin urban dhe pak për atë rural do të bëj gjithçka për programe për fermerët për të zhvilluar ekonominë e tyre.
Është bërë shumë pak për bujqësinë, donacionet e shtetit janë 1/3 e Kosovës dhe 1/5 e Maqedonisë dhe kostoja e prodhimit është shumë më e lartë. Si mund të ulet?
Problemi më i madh është madhësia e fermës në Shqipëri. Edhe kooperimi, kooperativat nuk përqafohen lehtë për shkak të konotacionit të së kaluarës. Po punojmë për idenë e fermave me kontratë që garanton shitjen e prodhimit me një sipërmarrës që mund të sigurojë edhe inputet. Kostot kur ferma është e vogël rriten shumë. Bujqësia jep 20% të PBB, në Maqedoni jep 10%, pikërisht se ka këto probleme nuk është e aftë të furnizojë industrinë agro-përpunuese. Duke modernizuar bujqësinë dhe duke mbështetur. Sektori është me shumë sfida dhe shumë i vështirë, por ka mbështetjen e BE dhe të Ramës. Do të mundohemi të punojmë për një bujqësi më të zhvilluar dhe ushqime të sigurta. “5 Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv.
ma.me