• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Peleshi e Gjiknuri në HEC-in e Moglicës: Janë investuar 150 milionë euro

by A R
01/02/2017 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.Kryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Energjisë e Industrisë, Damian Gjiknuri ishin në Moglicë, ku inspektuan punimet për ndërtimin e hidrocentralit, pjesë e projektit hidroenergjitik të Devollit.

Pas përfundimit dhe vënies në punë të HEC Banjës, HEC Moglica do të jetë i dyti hidrocentral që do të ndërtohet mbi lumin Devoll. Lartësia e Digës së Moglicës do të jetë 150 m dhe është një nga digat më të larta të llojit të saj në botë. Ajo do të lidhet me centralin e prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë, kapaciteti i instaluar do të jetë 183 MW dhe prodhimi mesatar 450 GWh.

Punimet në tunele (16 km) janë të përfunduara në masën 80 % ndërsa punimet për ndërtimin e digës janë në vazhdim. Deri më tani janë ndërtuar të gjitha rrugët e aksesit. Në Moglicë është ndërtuar rruga zëvendësuese M15 dhe sapo kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës zëvendësuese M03.

Zv.kryeministri Niko Peleshi duke theksuar rëndësinë e kësaj vepre për ekonominë shqiptare dhe sektorin energjetik, shprehu gatishmërinë e qeverisë për t’i hapur rrugën zbatimit sa më të shpejtë të projektit.

Sipas tij, vepra nuk ka vetëm vlerën e shtimit të kapaciteteve energjitike me rreth 17%, por ka vlerën e një përmirësimi të jashtëzakonshëm infrastrukturor të një zone me potencial të Shqipërisë. “E ka afruar me kryeqytetin zonën e Gramshit dhe këtu jemi në Moglicë, shumë pranë Bashkisë së Maliqit. Afrohen shumë me njëra tjetrën falë rrugëve të bëra nga ky partneritet publik-privat. Kjo vepër përbën model për sipërmarrjen shqiptare dhe që duhet të ndiqet edhe në vepra të tjera”, nënvizoi Peleshi.

Deri më tani, kompania prestigjoze norvegjeze Statkraft ka investuar rreth 150 milionë euro për ndërtimin e HEC Moglicës çka përbën thuajse gjysmën e investimit. Vetëm në HEC Moglicë janë të punësuar gjithësej 1243 persona nga të cilët 1022 janë shqiptarë dhe 221 të huaj për shkak të eksperiencës së tyre teknike.

“Kompania ka standardet më të larta mjedisore, ka një bashkëpunim me autoritetet vendore. Njëkohësisht, ka qenë edhe një punë shumë e rëndësishme e qeverisë shqiptare që zgjidhi problemet e trashëguara që kishin të bënin me infrastrukturën. Pa zgjidhjen e këtyre problemeve të infrastrukturës kjo vepër nuk do njihte progres siç po ndodh”, tha ministri Damian Gjiknuri.

Sipas tij, ligji i ri për energjitë e rinovueshme, me garancitë që ka dhënë aty, do të shtojë akoma më shumë interesin në fushën e investimeve në hidroenergji dhe burimet tjera alternative si energjia diellore dhe ajo e erës.

Në qytetin e Maliqit është planifikuar ndërtimi i 23 shtëpive zëvendësuese, si pjesë e programit Social që zbatohet nga Statkraft në kuadrin e standarteve të IFC-së. Linja e transmetimit 220kV nga Moglica në nënstacionin Elbasani II është përfunduar dhe është funksionale. Statkraft ka investuar 25 milion euro me fondet e veta në aksin rrugor Kodovjat-Moglicë.

Në tërësi, projekti i Kaskadës së Devollit është një nga veprat e rëndësishme energjitike për Shqipërinë me një kaskadë prej dy hidrocentralesh, atë të Banjës dhe Moglicës. Në tërësi kjo kaskadë me dy hidrocentralet do të rrisë kapacitetet energjitike të vendit me 17% më shumë dhe do të prodhojë energji të pastër. Kapaciteti i instaluar është 256 MW dhe prodhimi vjetor mesatar do të arrijë në 700 GWh./b.d

Next Post
Çiftit i publikojnë fotot duke e bërë, skandalizohet Ballkani (GALERI +18)

Çiftit i publikojnë fotot duke e bërë, skandalizohet Ballkani (GALERI +18)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e ri të Policisë së Shtetit, publikohet lista zyrtare me 16 kandidatë, për herë të parë aplikojnë dhe 2 gra

March 12, 2026
Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

Transporti kërkon ndihmë nga qeveria, çmimi i karburantit rritet, qytetarët paguajnë faturën

March 12, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

March 12, 2026
Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

Deklarata e parë e Mojtaba Khameneit: Nëse armiku s’na dëmshpërblen, do të shkatërrojmë pronat e tyre!

March 12, 2026
Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

Rama për median turke: Vuçiç ka një makth, thotë edhe gjëra pa kuptim!

March 12, 2026
I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

I dënuar për krime seksuale, ish-manjati amerikan: Më kanë rrahur, s’dua të rri më këtu

March 12, 2026
Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

Punëtori 43-vjeçar humb jetën në një gurore në Dajt, arrestohet drejtuesi i fadromës

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Rrezikon deri në 5 vite burg/ Gjesti kërcënoi me armë pronarin e kompanisë muzikore…

March 12, 2026
Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

Shqipëria prezanton progresin dhe reformat për barazinë gjinore në forumin e OKB-së

March 12, 2026
Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

Izraeli godet një central bërthamor iranian, paralajmëron zgjerim të luftës në Liban

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In