Vendimin e britanikëve për daljen nga BE, Zv.kryeministri Niko Peleshi e cilëson si pika që ngre dyshime për të ardhmen e BE-së.
Në një status në rrjetin social Facebook, Peleshi shkruan se BE është ëndrra e shqiptarëve dhe popujve ballkanik prandaj tha ai “është një sfidë e përbashkët tashmë kthimi i këtij projekti në një frymëzim për te gjitha popujt e Europës.
“Sot mbushen 2 vjet nga dita e pranimit të Shqiperisë si vend kandidat i BE. Lajmi i BREXIT, që u lexua sot në të gjitha gazetat në krah të kafes së mëngjesit, padyshim ka ngritur shumë dyshime për të ardhmen e BE. Projekti i Europës për ne shqiptaret dhe popujt e tjerë aspirantë në Ballkan është dhe mbetet ëndrra dhe destinacioni i vetëm. Eshtë një sfidë e përbashkët tashmë kthimi i këtij projekti në një frymëzim për te gjitha popujt e Europës.”-shkruan Peleshi në Facebook./a.k