• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Peleshi bashkëbisedim online me përfaqësuesit e Shqipërisë me mision jashtë vendit: Dinjitozë në krah të NATO-s, shtojmë mbështetjen për ushtarakët

by
30/12/2022 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një bashkëbisedim online me të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë në misione jashtë vendit. I shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji, Ministri Peleshi i përgëzoi ata për kontributin dhe punën e bërë gjatë këtij viti tejet të ngarkuar për sigurinë dhe paqen në botë.

“Gjatë vitit që po lëmë pas, puna juaj dhe e FA dhe në veçanti e atyre që janë në misione ndërkombëtare ka marrë një tjetër përmasë. Ky ishte një vit me lajme jo të mira për sigurinë dhe paqen, ishte një vit kur skena e sigurisë u trondit për shkak të invazionit rus në Ukrainë dhe kjo bëri që siguria dhe paqja si domein të vendosen në qendër dhe të jenë prioritet i prioriteteve për të gjithë botën”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

Z.Peleshi e nisi bisedën me misionin e Shqipërisë pranë KFOR në Kosovë, duke folur edhe për situatën atje.

“Së fundmi tensioni është rritur. Ju jeni pjesë e KFOR, e strukturës së NATO-s që garanton sigurinë. Të gjitha fenomenet që kërkojnë të krijojnë destabilitet në rajon janë derivat i asaj çka ndodhi në shkurtin e këtij viti në Ukrainë dhe vazhdon të jetë sot një nga shqetësimet kryesore të botës. Kjo ngjarje na vuri përpara detyra, të cilat nuk i kishim menduar në një kohë kaq të afërt, lidhur me modernizimin, lidhur me investimet në arsimim, në shtimin e prezencës sonë në misione ndërkombëtare, pra në ndërtimin e Force të Armatosur më të fortë, më të aftë dhe më shpresëdhënëse për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Shqipëri, por edhe në rajon, për të garantuar paqen dhe sigurinë në Ballkan dhe në të gjithë hapësirën e Aleancës së NATO-s”, theksoi ministri Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes foli për një dimension të ri që ka marrë bashkëpunimi me NATO, ku përmendi aleancën strategjike me SHBA, por edhe bashkëpunimin me BE, duke vlerësuar maksimalisht kontributin e përfaqësuesve tanë në këto misione të rëndësishme.

“Ju bëni krenar sot të gjithë popullin shqiptar. Ju jeni një vlerë e shtuar edhe në NATO. Ndonëse jemi një popull i vogël, një aleat i vogël, ne duam të tregojmë se nuk jemi vetëm konsumatorë, por edhe duam të kontribuojmë. Ne jemi me forca më të shtuara në misionet e NATO-s. Kemi një reputacion shumë të mirë. Ju na keni hapur syrin dhe na keni dhënë gjithë të drejtën të kemi një pozicion shumë të merituar në NATO”, u tha ministri Peleshi përfaqësuesve të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare.

Gjatë bisedës z.Peleshi foli edhe për objektivat që Ministria e Mbrojtjes ka për vitin 2023.

“Ky është viti kur ne bëmë një ndryshim sasior dhe cilësor në shpërblimin e FA. Kemi rritur 30% pagat për të gjithë efektivët, nga ushtari bazë dhe deri te gradat më të larta. Angazhimi dhe premtimi i Kryeministrit për të patur një rritje të vazhdueshme dhe të përvitshme deri sa të arrijmë nivelin më të lartë në rajon do të realizohet. Vitin që vjen do e rrisim edhe 7 % të tjera pagën mbi atë 30% që u rrit gjatë vitit 2022”, u shpreh ministri Peleshi.
Sipas tij, në 2023 fillon puna për ndërtimin e korpusit të Akademisë së FA, Ndërsa flota e Forcës Ajrore do të shtohet edhe me helikopterë të tjerë “Black Haëk”, duke e çuar në 6 numrin e helikopterëve.

Ministri i Mbrojtjes u shpreh se është bërë mjaft progress në punën për ndërtimin e bazës së parë taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë dhe pritet që për rreth një vit ajo të jetë gati. Një tjetër projekt i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin që vjen është edhe ndërtimi I një porti të ri ushtarak nëPorto Romano pranë portit komercial, i cili sipas ministrit Peleshi do t’i japë Shqipërisë një rëndësi të shtuar strategjike, pasi ky port do të jentë porta e hyrjes dhe e dislokimit të forcave aleate nga Ballkani Perëndimor drejt Lindjes.

Duke uruar përfaqësuesit që do ta kalojnë Vitin e Ri në misione jashtë vendit, ministri Peleshi tha se viti që vjen do të jetë më i mirë edhe për sigurinë, pasi të gjithë aleatët janë bashkuar në krahun e paqes.
Edhe Shefi i Përgjithshëm i Shtabit të Armatosura Gjeneral Brigade Arben Kingji vlerësoi misionin e përfaqësuesve tanë, duke theksuar se “viti 2023, për të gjithë ne, vjen me detyrime të reja edhe më të shumta, por unë ju siguroj se edhe vëmëndja dhe mbështetja e te gjithë autoriteteve të vendit, do të jetë shumë më e shtuar dhe e ndjeshme gjatë vitit 2023. Forcat e Armatosura do të jenë edhe më mirë, por njëkohësisht do të bëjnë edhe më të mirën gjatë vitit që vjen”.

/e.d

Next Post
33 vite burg për fituesen e çmimit Nobel për Paqe, shpallet fatjore për 5 akuza

33 vite burg për fituesen e çmimit Nobel për Paqe, shpallet fatjore për 5 akuza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com