• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, 5 ditë festë, priten mbi 300 mijë pelegrinë

by Aalison Pearse Stevens
20/08/2016 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pelegrinazhi në Malin e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet nga 20-25 Gusht dhe mbledh çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria,Diaspora e bota.

Data 20 gusht shënon nisjen e pelegrinazhit drejt malit të Tomorrit,një mal i konsideruar “i shenjtë”,pasi në të prehet shenjtori i familjes së Profetit Muhamed, Abaz Aliu.
Mali i Tomorrit pushtohet gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit nga rreth 300 mijë pelegrinë nga Shqipëria,Diaspora dhe mbarë bota,të cilët udhëtojnë drejt Teqesë së Kulmakut për të kremtuar festën e Baba Tomorrit nën ritmet fetare të bektashinjve, pavarësisht besimeve fetare që i përkasin.
Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit, i cili ndodhet 2416 metra mbi nivelin e detit. Të parët që janë vendosur në malin e shenjtë të bektashinjve kanë qenë barinjtë e fshatrave të Skraparit,të cilët ofrojnë për pelegrinët kurbanët e festës “qengjat”,që janë dhe personifikimi i kesaj feste të veçantë.Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, banjot, ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës,ku çdo pelegrin falet për shëndet,mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.
Vetë pelegrinët e parë që kanë mbërritur në malin e shenjtë shprehen se,çdo vit bëjnë qindra kilometra për të ardhur e për tu bërë pjesë e kësaj feste, nuk mungojnë edhe emigrantet.
Siç shprehen edhe vetë ata, pjesëmarrja e tyre në këtë festë të shenjtë është mjaft e rëndësishme,pasi ka sjellë dhe vazhdon të sjellë çdo vit vetëm mbarësi në familjet e tyre.

Sekretari i Kryegjyshatës së Bektashinjve për qarkun e Beratit, Zalo Qato,shprehet se, këtë vit kushtet për mikpritjen e pelegrinëve janë përmirësuar dhe janë marrë të gjitha masat për akomodim.
Krenar Capollari, Shefi i Sektorit të Rendit në Komisariatin e Policisë Skrapar,bën me dije se, për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti si dhe shmangien e aksidenteve në rruge, drejt Kulmakut janë nisur 100 forca policie që janë shpërndarë për të patrulluar në të gjithë aksion rrugor Çorovode-Kulmak si dhe është hartuar një plan i detajuar masash që do të zbatohet me rigorozitet.
Capollari konfirmon se,për 5-ditët e pelegrinazhit janë angazhuar të gjithë sektorët e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat,duke filluar që nga sektori i qarkullimit rrugor e deri tek sektori i Rendit dhe ai i krimeve,ndërkohë që me ta kanë bashkëpunuar edhe bashkitë: Skrapar, Poliçan e Berat, të cilat kanë sjellë në Kulmak stafe mjekësore, ambulanca e zjarrfikëse.

Ditët e pelegrinazhit në majën e Malit të Tomorrit, në Kulmak, të njohura si ditët “e njenjta” të bektashinjve, bashkuar çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria,Diaspora e bota. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit përfundojnë në 25 Gusht, por kulmi i kësaj feste arrin në datën 23 Gusht.

Eneida Petova

 

Next Post
Turqia ‘pajtohet’ me Izraelin për 20 mln dollarë

Turqia ‘pajtohet’ me Izraelin për 20 mln dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In