Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka uruar të gjithë besimtarët bektashinj, që festojnë Ditën e Pelegrinëve.
Nga Mali i Tomorrit, ministri Klosi iu përcolli gjithë të pranishmëve kërkesën e kryeministrit Edi Rama për të mbajtur sa më të pastër zonën.
Më tej, Klosi foli dhe për nismën për mbrojtjen e Malit të Tomorrit, duke thënë se kjo bukuri natyrore nuk i përket vetëm komunitetit, por të gjithë shqiptarëve.
“Gjithë komuniteti bektashinj shtohet dhe beson më shumë në këtë mal, që do të thotë se ky mal ka diçka të magjishme. Në emër të Presidentit iu uroj të kaloni gëzuar. Në emër të Ramës iu kërkoj të kemi një zonë sa më të pastër.
Të kem një menaxhim sa më të mirë të këtij komuniteti, pasi nuk i takon vetëm komunitetit, por gjithë shqiptarëve. Një hapësirë që shumë lehtë mund të kthehet në një simbol të turizmit shqiptar, turizmit religjoz apo për natyrën e bukur të kësaj zone.
I jam bashkuar nismës së shumë të rinjve për të mbrojtur malin e Tomorrit, për ta shndërruar në një mal të magjishëm, aq të bukur sa Perëndia e ka krijuar dhe aq të fortë sa besimi ynë e ka mbajtur. Kalofshi një ditë të bukur, të paqtë me familjet tuaja dhe Abaz Aliu të gjithëve na ndihmoftë”, tha Klosi.
g.kosovari