• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pelegrinazhi” i deputetëve të PD në Kullën e “Idhullit”, Hoxha: Është Meka e demokratëve

by Java News
04/07/2016 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kulla e Sali Berishës në Viçidol është shndërruar në një destinacion, të paktën për demokratët. Pjesë e pelegrinazhit në Viçidol janë bërë dhe ligjvënës të djathtë. Deputeti demokrat, Bedri Hoxha, në një postim të tijin në rrjetet sociale, të cilin e ka shoqëruar me tre foto të shkrepura para kullës së Sali Berishës në Viçidol, thotë:

“Miq! Nuk jam në Jerusalem, as në Medinë, por te kulla e dr. Berishës. Këtu në përjetësi do të ngelet Meka e demokratëve. Respekt Tropojë!”.

Por ka dhe prej atyre që nuk e kanë pritur mirë ndërtimin e kullës së Berishës. Poshtë statusit të deputetit Bedri Hoxha një komentues shkruan:

“Po Kullën e Haklajve që ka qenë përballë në Kërrnajë e shihni dot ju që mburreni me këtë “Mekën e Viçidolit”? Jo nuk e shihni, se ajo Kullë Kreshnike është zhdukur nga themelet, biles dhe varret që kanë qenë përbri të parëve të saj. Këtë masakër e ka bërë Sali Berisha banori i asaj kullës që na e kini nxjerrë në foto dhe që na je kapardisur ti z.Bedri, së bashku me bandat e tij, dhe nuk dihet se ku janë 15 banorët e asaj kulle dhe sa janë vrarë prej tyre. Duhen thënë gjërat siç janë. Të paktën mirë që e vizitoni ju se banori i asaj shtëpie nuk ka qenë asnjëherë në ato anë që kur iku me valixhe druri në Tiranë”.

Kulla është rrënuar rreth dy dekada më parë, dhe prej disa muajsh është ngritur nga themeli. E konsideruar prej Hoxhës meka e re e shqiptarëve, demokratë ose jo, kulla e Berishës, sipas arkitektit Arkond Canaj kushton rreth 300 mijë euro, shkruan tema.

Dhe deputetet Albina Deda, Arbiola Halimi dhe Irma Kopliku të Partisë Demokratike disa javë më parë kanë vizituar kullën e ish-kryedemokratit Sali Berisha që ndodhet në fshatin Viçidol në Tropojë. Sipas tyre të shkosh në Tropojë dhe të mos vizitosh kullën e liderit historik nuk quhet se ke qenë atje.

“Një vizitë te kulla ku lindi e u rrit lideri i madh i demokratëve dr. Berisha”, shkruante deputetja Deda./a.k

Next Post

Vdes regjisori i filmit Robin Hardy

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Kryeministri Rama ndan videokartolinë nga mbrëmja e iftarit

March 13, 2026
Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

Përshkallëzohet tensioni në Lindjen e Mesme, shpërthime të fuqishme në Teheran

March 13, 2026
Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

Avokati: Nëse sot bëhen zgjedhjet, socialistët marrin 95 mandate

March 13, 2026
Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

Votoi kundër arrestit të Ballukut, Ardit Bido: Mentaliteti i prokurorëve si në komunizëm, kap fut njerëz në burg

March 13, 2026
Historia e Ditës së Verës, që zë fill nga ‘Zana e Çermenikës’

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Ja rrugët që do të bllokohen

March 13, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje

Qarkullonte me armë zjarri në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

March 13, 2026
U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

U aksidentua në aksin Rrile-Shënkoll, ndërron jetë 20-vjeçari në spitalin e Traumës

March 13, 2026
Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

Blerja e raketave kineze nga Serbia, Vuçiç: Po përgatitemi për sulm nga Tirana e Prishtina

March 13, 2026
Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt

Studioja ligjore amerikane: Ndjekje penale e padrejtë ndaj Erion Veliajt dhe shkelje sistematike e shtetit të së drejtës

March 13, 2026
Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Mojtaba Khamenei u plagos, por është gjallë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In