• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pekini/ “Djepi i Diplomatëve” që mësojnë shqip

by Java News
13/04/2021 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pekini, kryeqyteti kinez, i vlerësuar si qyteti më tërheqës për talentet dhe ekspertët e huaj në Kinë vazhdon të kthejë vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe gjuhës shqipe. Edhe pse në periudha të vështira të marrëdhënieve Shqipëri- Kinë, në vitet 78, katedra e gjuhës shqipe vazhdoi ekzistencën, duke përgatitur breza studentësh. Njësoj si edhe adhurimi kinez për filmat shqiptarë, ku një nga më të pëlqyerit mbetet “Ngadhnjim mbi vdekjen”, për muzikën, ngjarjen, aktoren Eglantina Kume, e cila u prit si aktore e Holliwood-it edhe pas 40 vitesh në Pekin.

Qendra për Hapje dhe Dialog zhvilloi webinar-in e radhës të ciklit “Gjuha shqipe në universitetet e botës”. Ai pati në qendër Katedrën e Gjuhës Shqipe në Pekin, me profesoreshat e nderuara Chen Funghua dhe  Ma Sai, të njohura ndryshe me emrat shqip Moza dhe Bora.

Tirana, Pekini, Vlora dhe Gjirokastra komunikuan përmes Qendrës për Hapje dhe Dialog, me lektorët  nga Universiteti “Ismail Qemali”,  Universiteti “Eqrem Çabej”,  Gjirokastër, si dhe studentët e interesuar.

Chen Fenghua, drejtoreshë e katedrës së gjuhës shqipe dhe Qendrës së Studimeve Shqiptare në Universitetin e Gjuhëve të Huaja, Pekin (BFSU) solli një panoramë të përgjithshme për katedrën dje, sot dhe nesër.

Me këtë katedër, BFSU është bërë i pari universitet ku jepet gjuha shqipe në Kinë dhe i vetmi unviersitet me tri nivele të plota në kualifikimin e specialistëve të gjuhës Shqipe. Historikisht universiteti me përgatitjen e shumë talentëve diplomatikë, është njohur si “Djepi i diplomatëve” në Kinë. Pedogogët veteranë si Yin Changliang, Xia Zhen, Jin Bing, Zhang Linhui, Xiao Guifen dhe ekspertët shqiptarë si Agron Fiço, Ruzhdi Stringa etj.  kanë krijuar një bazë të shëndoshë ttë kësaj katedre, ku janë të diplomuar 173 studentë në bachelor, 6 mastër dhe 3 doktorantë.

Ky webinar përkoi me dy përvjetorë të rëndësishme të BSFU-së:  80-vjetori i themelimit të universitetit dhe me 60-vjetorin e themelimit të katedrës së shqipes në këtë universitet. Themelimi i kësaj katedre, e cila jo vetëm ka pasur vazhdimësi, por edhe zhvillime të mëtejshme, lidhet me emrin e prof. Agron Ficos, të cilin vetë Universiteti i Gjirokastrës, përfaqësuar në takim nga profesoresha Spiridhulla Poçi, e mban në vëmendje si një figurë nderi i këtij qyteti.

Pas themelimit në vitin 1961 të ciklit të studimeve Bachelor, katedra është pasuruar në vitin 2000 me pranimet në nivelin Master. Më vonë, në vitin 2014 kjo katedër u pasurua me ciklin e studimeve doktorale. Përveç mësimdhënies, kjo katedër i kushton rëndësi edhe studimeve albanologjike. Prej vitit 2017 funksionon si e tillë Qendra e Studimeve Albanologjike pranë këtij universiteti.

Ky universitet konsiderohet si një model studimi për gjuhët e huaja, duke u quajtur ndryshe edhe “djepi i diplomatëve”.

Zhvillimi i tri cikleve të plota të studimit të shqipes në këtë universitet, veç faktit se i pajis studentët me diploma ndërdisiplinore, jep gjithashtu mundësinë që tri vitet e para të studimit të kryhen pranë këtij universiteti dhe më pas viti i fundit në universitetet ku studiohet gjuha shqipe në Shqipëri.

Prof. Merkuri dhe prof. Poçi e panë këtë takim si një mundësi për të rinisur një marrëveshje të mëparshme ndëruniversitare, e cila ekziston si një kontratë kuadër, e cila ka nevojë të çohet më tej. U përmendën takimet në konferenca shkencore ndërkombëtare të zhvilluara midis universiteteve , si dhe u theksua dëshira për të pasur programe bashkëpunimi dhe shkëmbimi.

Po ashtu studentët folën për ndjesinë e tyre për studimin e gjuhës shqipe dhe për interesin e tyre në projektet e shkëmbimeve studentore.

Ma Sai, solli në vëmendje punën e bërë në fushën albanologjike, duke përmendur sidomos punën për hartimin e teksteve dhe fjalorëve.

Këtë takim e bëri mjaft interesant edhe pjesëmarrja e znj. Eranda Allmetaj, Eksperte e Gjuhës Shqipe dhe Pedagoge në BFSU, e cila e ka kryer doktoraturën e saj pranë kësaj katedre dhe tashmë jep kontributin e vet si eksperte e gjuhës shqipe në këtë universitet.

Prej këtij webinar-i, ashtu si edhe në webinar-et paraardhëse të zhvilluara nga Qendra për Hapje dhe Dialog për studimin e shqipes në Mynih, Kozencë, Sofje dhe Vjenë, del edhe njëherë në pah interesi mjaft i lartë i studentëve dhe i pedagogëve për të pasur shkëmbime dhe bashkëpunime ndëruniversitare.

Cikli i webinar-eve do të vazhdojë edhe me katedra të tjera ku studiohet gjuha shqipe në botë.

 

 

Next Post
SHIFRAT: Rama fiton sërish “betejën” për audiencën, ndiqet LIVE 14 herë më shumë se Basha

SHIFRAT: Rama fiton sërish “betejën” për audiencën, ndiqet LIVE 14 herë më shumë se Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për një fraksion të dosjes “Toyota Yaris”

“Çështjet komplekse zgjasin deri në 2 vite”, SPAK njoftim zyrtar: Kërkohet angazhimi i prokurorit dhe hetuesve të posaçëm

March 6, 2026
Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

Albana Vokshi: U ndjeva e lënduar nga kryetari i Kuvendit dhe gratë socialiste që nuk reaguan për deklaratën e Ballës

March 6, 2026
Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

Izraeli vrau Khamenein me raketa nga hapësira/ Sulmi me precizion kirurgjikal në zemër të Iranit dhe “hileja” me fundjavën

March 6, 2026
Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

Sondazhi i L’Espresso/ Rama një nga 7 liderët më të besuar të italianëve, “lë pas” edhe Donald Trump

March 6, 2026
“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

“Përse më sheh?”/ Plagosje me armë për 10 mijë lekë të vjetra, zbardhen dëshmitë, autori: Nuk reagova fillimisht se isha agjërueshëm

March 6, 2026
Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

Grabiti me armë pikën e këmbimit valutor, Luan Maçi hoqi mjekrën që “t’i shpëtonte” policisë: E kisha planifikuar më herët! Kam shumë borxhe

March 6, 2026
Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

Aksident në aksin Shënkoll-Rrilë, një person i plagosur rëndë niset drejt Traumës

March 6, 2026
Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

Lufta në Iran/ Ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë: Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

Atentati ndaj Ndojës dhe Lahos/ SPAK zbulon si identifikoi komunikimet në Sky ECC të Plaurent Dervishajt dhe Julian Meçes

March 6, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In