• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pedagogia: ‘Do të kap prej fyti’! Studentja nga “sulmi i panikut” përfundon në spital

by Java News
10/05/2022 22:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E gjitha ndodh vetëm për një reagim në facebook dhe profesoresha kërcënon studentin në auditor të universitetit.

Kjo situatë ka ndodhur në fakultetin e Arteve në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ku është bërë shkak një reagim i një studenti në facebookun e pedagoges që kjo e fundit ta kërcënojë, por jo vetëm kaq, nga situata e krijuar një studente e asaj klase përjeton sulm paniku dhe përfundon në spital.

Studentët e Fakultetit të Arteve në Tetovë i drejtohen emisionit Fiks Fare për të gjetur zgjidhje në problemin që ata i shqetëson. Me një letër ankesë që mbërrin në redaksi, studentët e Tetovës luten që të bëhet publike sjellja pedagoges së tyre Besiana Mehmeti e cila jep lëndën “Histori muzike” në Fakultetin e Arteve në Tetovë. Shpresa e vetme për ta mbetet media ndaj dhe kanë bërë thirrje për vëmëndje ndaj këtij rasti.

Në letrën e tyre shprehet shqetësimi edhe për një studente e cila ka përfunduar në spital si pasojë e një sulmi paniku ardhur nga kërcënimet e pedagoges.

Gazetarët e Fiksit kontaktojnë me vetë studenten e dhunuar . Ajo rrëfen se nuk do që të rikujtojë situatën, pasi akoma nuk është mirë nga ana shëndetsore, por konfirmon se çdo gjë e thënë nga moshatarët e saj është e vërtetë. Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Fillimisht konflikti mes pedagoges dhe një studenti ka nisur për arsye banale ku më pas ka degraduar në dhunë psikologjike nga ana e pedagoges.

Studenti ka reaguar në rrjetin social Facebook me një të ikone qeshjeje në postimin që bëhej për ditëlindjen e bashkëshortit të pedagoges.Pas kësaj vijojnë mesazhet fyese të pedagoges ndaj studentit, ku thuhet se ka dozë të lartë injorance. Por si të mos mjaftonte kjo debati vijon edhe në klasë duke degraduar deri në kërcënime.

Pedagogia nxjerr studentin nga auditori, duke i thënë do ta kapte prej fyti. Madje e gjitha kjo është e regjistruar nga studentët dhe kur pedagogia vihet para faktit nga gazetarët e Fiksit ajo shprehet se përgjimet janë të paligjshme, por nuk komenton mbi to.

Gazetarët kontaktojnë me pedagogen, kjo e fundit thotë se përgjimet nuk janë të ligjshme dhe se me studentët do merret shteti. Ndërkohë kur gazetarët e pyesin për sjelljen e saj në auditor , pedagogia thotë “Mirupafshim, nuk kam asgjë për të thënë”. Gazetarët telefonojnë dekanin e fakultetit , Nafi Jashari, i cili thotë se është mbledhur Komisioni i Disiplinës dhe Këshilli i Fakultetit për rastin e pedagoges Besiana Mehmeti.

Në përfundim është vendosur dhe një pedagog tjetër për zhvillimin e të njëjtës lëndë në mënyrë që studentët të zgjedhin se më kë duan të bëjnë mësim.

Dekani thotë se aktualisht me pedagogun po marrin mësim 30 studentë, ndërsa me pedagogen Besiana Mehmeti vetëm 10 studentë. Në lidhje me pagesat që bën ky fakultet për dy pedagog që japin të njëjtën lëndë dhe pse duhet të jetë kështu , dekani anashkalon përgjigjen duke u shprehur se me pagesat dhe kontratat e pedagogëve me fakultetin nuk është ai personi që mund të jap përgjigje në lidhje me këtë pjesë.

Next Post
“Nuk ofrokan seks, por gojën si tualet njerëzor”/ Rudina Xhunga: Vajzat shqiptare tani kanë turp të thonë se punojnë në Dubai

"Nuk ofrokan seks, por gojën si tualet njerëzor"/ Rudina Xhunga: Vajzat shqiptare tani kanë turp të thonë se punojnë në Dubai

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

Friedman: Unë jam vajza që Hitleri e kishte frikë

January 28, 2026
“Përgjithmonë vetëm!”/ Shenjat e horoskopit që nuk duan dhe nuk do të kenë një lidhje

‘Koha të lini pas planet e vjetra’, java e fundit e janarit, zbuloni 3 fatlumët e horoskopit/ Ja çfarë parashikohet për secilën shenjë

January 28, 2026
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj ngre akuza për strategjinë e zvarritjes së proceseve gjyqësore: Drejtësisë po tentohet t’i priten tubat, nuk po e lenë të rrjedhë

January 28, 2026
Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

Moti i keq godet Gadishullin Iberik, 6 viktima/ Mbi 800 mijë banorë mbeten pa energji elektrike

January 28, 2026
Një i penduar që mbulohet nga heshtja dhe një i papenduar që vazhdon luftën nga varri 

A jemi në strategjinë amerikane të mbrojtjes?

January 28, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn-Vangjeli: Tregoi se sistemi funksionon

Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë

January 28, 2026
“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

“Kodi penal shqiptar ka masa të forta për drogën”-Gjoni: Dënohesh 2 herë më shumë se në vendet e BE

January 28, 2026
Aksionet e fundit, Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

Dekriminalizimi i shpifjes/ Frrok Çupi: Detyra e shtetit është të garantojë liri, e gazetarit të vërtetën!

January 28, 2026
Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

Rumani, momente tensioni/Tifozi i PAOK thyen kamerën e gazetarit para spitalit ku po trajtohen tre të plagosurit

January 28, 2026
Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In