• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pecorelli gjeti thesarin e Kontit të Montecristos të zhdukur në 2019-n, por akuzohet për vjedhje mallrash

by Java News
07/10/2021 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I zhdukur dhe i konsideruar prej 9 muajsh si i vdekur në Shqipëri, ai u shfaq për mrekulli teksa rrezikonte të mbytej me një anije para ishullit Montecristo, në arkipelagun toskan italian.

“Unë isha duke kërkuar për thesarin e Kontit”, – tha Davide Pecorelli, 45 vjeç, sipërmarrës dhe ish-gjyqtar futbolli në Arezzo. Dhe ndoshta kishte një të vërtetë në këtë histori.

Sipas zyrës së prokurorit të Grosetos, thesarin, Pecorelli e kishte gjetur me të vërtetë dhe kishte arritur në një mënyrë që të ishte në zotërim të tij.

Kështu, kundër sipërmarrësit “të zhdukur”, siç shkruan gazeta italiane “La Nazione”, tij është bërë një kallëzim penal me akuzën e vjedhjes së mallrave.

Kryevepra e Dumas

Thesari i Kontit të Montecristos nuk është asgjë më shumë se një koleksion monedhash ari që datojnë në shekullin e pestë pas Krishtit dhe që u vodhën në vitin 2019 nga muzeu i San Mamilianos në Sovana, një vend magjepsës i pasur me gjetje etruske në provincën e Grossetos.

Legjenda thotë se ato monedha të Mamilianos, të cilat zbarkuan në Montecristo, ishin thesari i famshëm i Kontit, i treguar në kryeveprën e Aleksandër Dumas.

Ato u prezantuan rreth dhjetë vjet më parë së bashku me muzeun që i strehoi dhe vjedhja ishte një humbje shumë e dhimbshme për Sovanën (qytezë) e vogël.

“Po, gjeta dy arka me monedha ari”

Davide Pecorelli, i cili tashmë është nën hetim nga gjyqësori në gjendje të lirë me akuzën e mashtrimit, nuk e ka mohuar se i ka gjetur monedhat. “Po, gjeta dy arka me monedha ari, por nuk i mora në zotërim dhe prandaj jam i qetë, sepse nuk kam asgjë për t’u frikësuar, – shpjegoi ai. – Thesari është në vendin që i tregova prokurorit, ata dinë gjithçka, ata gjithashtu kanë harta të hollësishme të vendeve ku kam qenë në kërkimet e mia ato ditë, kur arrita në ishull. Megjithatë, unë kam kataloguar gjithçka dhe kam vënë në dijeni Prokurorinë”.

Prokurori i Grossetos, në një dhomë hoteli në ishullin Giglio, ku banonte sipërmarrësi, gjeti rreth njëzet emra në një letër fotografike me detaje të monedhave të lashta, tre harta të ishullit Montecristo, një libër të Komedisë Hyjnore dhe një çelës me pllakën, ku shkruhej “garazh Porto Santo Stefano”.

Next Post
Muralja e Tiranës në 25 finalistet për t’u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021

Muralja e Tiranës në 25 finalistet për t'u shpallur vepra më e mirë në botë për muajin Shtator 2021

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

Mbledhja e Kryesisë së PS përfundon pa datë për Asamblenë. Zbardhen porositë e Ramës

March 3, 2026
Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

Naftë dhe gaz, pse efekti i luftës me Iranin mund të jetë një mundësi e artë për Putinin

March 3, 2026
Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

Sot rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

March 3, 2026
Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

Çfarë fshihet pas strategjisë për të eliminuar udhëheqësinë e Iranit?

March 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse Berisha po i dëshpëron demokratët duke u shfajësuar për sulmin mbi ish-shtëpinë e Enver Hoxhës

March 3, 2026
Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

Irani godet me dron ambasadën amerikane në Riad, mbyllet ambasada e SHBA në Kuvajt

March 3, 2026
Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

March 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Operacioni “Flaka e Fundit”

March 3, 2026
“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

“Vendit i duhet një opozitë…”, Kalo ironizon Berishën: Doktorët e treguan veten që s’janë për politikë…

March 3, 2026
VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

VIDEO / Deputetja e PD jep alarmin: Irani do të sulmojë Manzën. Çfarë masash po merr qeveria?

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In