Parlamenti Europian ka aprovuar me 634 vota pro rezolutën për Shqipërinë e hartuar nga raportuesi Knut Fleckenstein për progresin në integrimin europian.
Në bazë të kësaj rezolute, BE i kërkon Shqipërisë që të bëjë më shumë përpjekje për plotësimin e 5 prioriteteve të përcaktuara nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave.
Shqipërisë i kërkohet që të bëjë hapa më shumë në forcimin e kapacitetit të një administrate publike të depolitizuar dhe të bazuar mbi meritokracinë.
Duke mbështetur reformën në drejtësi, BE kërkon nga Shqipëria të reformojë sistemin e drejtësisë për t’a bërë atë të pavarur.
Në rezolutë kërkohet gjithashtu forcimi i të drejtave të njejiut, si dhe thellimi përmes rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BE kërkon gjithashtu zbatimin e marrëveshjes për deklriminalizmin.
Në rezolutë theksohet se se dialogu politik i vazhdueshëm dhe konstruktiv midis forcave politike dhe është premisë kryesore për avancimin e vendit në rruëgn e integrimit europian.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









