• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

PE miraton rezolutën e emigracionit, Pittella: Ta përballojmë krizën

by
29/04/2015 13:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Evropian ka miratuar ditën e sotme rezolutën për emigracionin. Pas votimit, Presidenti i Grupit Social Demokrat Gianni Pittella tha se kjo rezolutë shkon përtej diferencave politike.

Në fjalën e tij ai nënvizoi se kjo çështje duhet përballuar bashkarisht nga të gjitha vendet e Evropës dhe jo vetëm nga 5 vende siç ndodh deri më tani me 80% të azilkërkuesve.

“Sot, duke votuar këtë rezolutë me një shumicë dërrmuese, Parlamenti Evropian tregoi se është larg rrugës së egoizmit të disa qeverive evropiane. Kjo rezolutë, kërkuar me forcë nga grupi ynë, shkon përtej dallimeve politike, sepse ajo përqendrohet mbi nevojën e përbashkët për të përballuar çështjen e imigracionit përmes një qasje të mirëfilltë holistike dhe evropiane. Parlamenti Evropian ka treguar rrugën për axhendën e migrimit Komisionit të ardhshëm. Parlamenti Evropian kërkon para së gjithash në Këshillin e ardhshëm të BE­së dhe të Komisionit Evropian që të krijoje një kuotë të detyrueshme për shpërndarjen e azilkërkuesve, pasi nuk është e drejtë që vetëm pesë shtetet anëtare të kenë 80% të kërkesave për azil”, tha Pittella më tej.

Më tej Pittella i bën thirrje vendeve të BE­-së për më shumë kontribut dhe me një strategji afatgjatë.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje BE­së të krijojë një mekanizëm të detyrueshëm për solidaritet, duke i bërë thirrje shteteve anëtare që të japin kontribute të mëdha për programet ekzistuese të risistemimit, sidomos për shtetet që nuk kanë kontribuar asgjë. Megjithatë, për të zgjidhur rrënjët e kësaj krize humanitare ne duhet të shikojmë nga Afrika, me një strategji afatgjatë. Për sa kohë që miliona njerëz afrikane nuk kanë zgjidhje për të ikur nga varfëria, diktatura, luftës dhe dhunës, flukset migratore kurrë nuk do të ndalet. Ne e dimë këtë, por ne ende nuk kemi bërë mjaft në lidhje me këtë gjë” Me tej ai shtoi se Parlamenti Evropian kërkon lëshimin e vizave humanitare në ambasadat e BE­së dhe zyrat konsullore ne vendet e treta duke përdorur legjislacionin ekzistues. “Duke votuar këtë rezolutë, Parlamenti i BE­së ka demonstruar se përfaqëson jo vetëm njerëzit evropiane, por edhe vetëdijen evropiane”,­ përfundon deklarata e tij.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

120 përgjigje nga një socialist për 120 pyetjet e Ben Blushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

Lufta step shqiptarët për rezervime në Turqi

March 8, 2026
Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

Ministri Hoxha pret anëtarin e Bundestagut Peter Beyer: Gjermania mbështetje të vazhdueshme për integrimin evropian të Shqipërisë

March 8, 2026
PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

PS i jep nesër përgjigje kërkesës së SPAK për Ballukun! Zbulohet porosia e Ballës për deputetët

March 8, 2026
Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

Flamurtari mposht Vllazninë, kartoni i kuq vendos fatin e ndeshjes

March 8, 2026
U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

U vra në Gjykatën e Apelit, familja e Astrit Kalasë kërkon të shpallet “dëshmor i atdheut”

March 8, 2026
SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

SHBA planifikon operacion të posaçëm në Iran, dalin detajet nga lëvizja e fundit e Trump

March 8, 2026
Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

Përplasje mes efektivëve dhe mbështetësve të Lapajt te Kryeministria

March 8, 2026
Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

Pamjet dramatike/ Sulmet e njëpasnjëshme të Izraelit, depozitat e naftës në flakë në Teheran

March 8, 2026
Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

Për herë të parë, mesfushori i kryeqytetasve ftohet nga kombëtarja para ndeshjes për Botërorin

March 8, 2026
“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

“Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In