• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

PE kundër unanimitetit, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor po na afrohet më shumë

by A R
26/04/2024 13:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti Evropian festoi sot 20-vjetorin e zgjerimit më të madh të Bashkimit Evropian (BE) dhe liderët aktualë dhe të mëparshëm evropianë theksuan rëndësinë e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së.

Qiproja, Republika Çeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Malta, Polonia, Sllovakia dhe Sllovenia iu bashkuan BE-së më 1 maj 2004. Ky ishte zgjerimi i pestë dhe më i madh në historinë e BE-së.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha në seancën formale të PE se dëshira për të bashkuar Evropën dhe për të kompletuar BE-në është sot më e rëndësishme se kurrë më parë.

Roberta Metsola: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk kufizohet vetëm në përkthimin e legjislacionit. Është një proces shumë më i thellë. Evropa mund të ketë ndryshuar secilin prej shteteve të saj anëtare që nga viti 2004. Po ashtu çdonjëri prej këtyre shteteve anëtare e ka transformuar gjithashtu Evropën. Shtetet e Ballkanit Perëndimor mezi presin të njëjtin proces. Pa to Evropa nuk mund të shikojë larg.

Ursula von der Leyen: Ballkani Perëndimor po na afrohet më shumë. Ne morëm një vendim historik për të filluar negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, ndërsa populli i Gjeorgjisë nuk i fsheh ëndrrat e tij evropiane. Ne duhet të presim me padurim zgjerimin e ardhshëm.

Pro zgjerimit të shpejtë ishin edhe Pat Cox e Romano Prodi, presidentë të Parlamentit dhe Komisionit Evropian në kohën e zgjerimit të madh me 10 vende të lindjes ish-komuniste.

Prodi tha se tani ka vende të reja që duan të anëtarësohen në BE dhe se atyre duhet t’u jepet një përgjigje pozitive. Ai shtoi se rregullat që rregullojnë Evropën gjithashtu duhet të thjeshtohen.

Ish-presidenti i PE Cox tha se Unioni duhet të përgatitet institucionalisht dhe financiarisht për pranimin e anëtarëve të rinj. Sipas tij BE duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e kontinentit evropian që kanë të njejtat vlera demokratike dhe që duan të jenë pjesë e familjes evropiane.

/a.r

Next Post
Nis në Pallatin e Kongreseve dhe mbyllet te shtëpia e Berishës, detaje nga Konventa e nesërme e Ilir Metës

Nis në Pallatin e Kongreseve dhe mbyllet te shtëpia e Berishës, detaje nga Konventa e nesërme e Ilir Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In