Takimi Rama – Vuçiç i rëndësishëm për stabilitetin e Ballkanit. Kështu e ka cilësuar Knut Fleckenstein zhvillimet e fundit mes Tiranës dhe Beogradit.
Deklarata ka ardhur gjatë fjalës së tij në Parlamentin Evropian i cili po diskuton rezolutën për Shqipërinë ndërkohë që vlerësoi rolin e kësaj të fundit në rajon.
“Shqipëria ka edhe 5 prioritete për të plotësuar. Qeveria shqiptare ka nisur disa reforma që ne i inkurajojmë.” – ka thënë Fleckenstein.
Ndërkohë eurodeputeti Eduard Kukan ka theksuar se Shqipëria ka nevojë për një reformë të thellë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit.
Kukan theksoi se politika konfrontuese e Tiranës e dëmton procesin e anëtarësimit dhe se debati politik duhet të ndodhë në Kuvend.









