Sipas rezultateve paraprake të KQZ, Shpëtim Idrizi nuk arriti të bëhet pjesë e Parlamentit, por Mesila Doda mendon ndryshe. Ish-deputetja e PDIU deklaroi se Shpëtim Idrizi ka fituar mandatin e deputetit, pasi janë konstatuar disa gabime teknike që i heqin vota PDIU. Doda tha se për këtë kanë bërë ankimim edhe në KQZ. Mesila Doda tha se të paktën 60 vota në Njësinë 5 në Tiranë nuk janë hedhur në sistem.
“Uroj fitoren e PDIU sepse dyfishuam numrin e votuesve në një palë zgjedhje diskriminuese. Mandati i Tiranës është për PDIU dhe Shpëtim Idrizi është deputet i Parlamentit. 60 vota të PDIU tek njësia nuk u hodhen në sistem. Kemi bërë ankimim pranë KQZ për disa vota të PDIU që i kanë kaluar një subjekti tjetër. Mandati i Tiranës është i sigurtë. Kanë qenë zgjedhje të vështira, morëm dyfishin e votave dhe nuk u rritem në mandatë. Mandati i Tiranës i sigurtë, pasi kemi konstatuar disa gabime teknike”, tha Mesila Doda./javanews.al/a.ç