• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PDIU reagon për mandatin e Rakipit: Kërkesa e Prokurorisë, vetëm një rresht…

by A R
31/12/2017 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

PDIU ka reaguar ditën e sotme në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar KQZ-së për ndërprerjen e mandatit të deputetit të PDIU për Elbasanin, Aqif Rakipi. Në një reagim për mediat, PDIU thotë se pasi u njohën me argumentet e dhëna nga Prokuroria e Përgjithshme për këtë kërkesë “të formuluara vetëm nga një rresht”, sipas tyre, kanë konstatuar se “nuk ka asnjë argument ligjor”.

PDIU i bën thirrje KQZ që për rastin e deputetit Aqif Rakipi, të zbatojë Ligjin, dhe vendimet e Kuvendit të Shqipërisë.

REAGIMI I PLOTE
Në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar KQZ për ndërprerjen e mandatit të PDIU, Aqif Rakipi, PDIU u njoh me argumentet e dhëna nga Prokuroria e Përgjithshme të formuluara vetëm nga një rresht, pa asnjë argument tjetër ligjor. Ne u investuam nëpërmjet avokatëve ligjorë, për të na vënë në dispozicion të plotë dokumentet e ardhur nga Interpol Roma–Itali, gjë që do të mundësonte një shqyrtim të rregullt konform ligjit në KQZ. Akoma dhe sot ky dokumentacion nuk është vënë në dispozicionin të mbrojtjes ligjore të deputetit Aqif Rakipi.

Në këto kushte, nga konsultat që kemi bërë me ekspertë ligjorë, që ne vendosëm t’i bëjmë publike konstatojmë si më poshtë:

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të zgjedhjeve ndërprerjen e mandatit të deputetit Aqif Rakipi pasi sipas informacionit të ardhur nga Interpol Roma deputeti ka përdorur një identitet të rremë gjatë vitit 1998, gjë të cilën nuk e ka shënuar në formularin përkatës.
Konkretisht pretendohet se ” Pas krahasimit të gjurmëve të gishtave, Aqif Rakipi është raportuar më dt 03.11.1998, për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur, me gjeneralitet Skënder Ejylbegaj, lindur më 24.03.1962, regjistruar më 08.10.1996, me gjeneralitet Aqif rakipi, lindur më 01.04.1964″.
Formulimi i mësipërm, megjithëse konfuz nga mënyra se si është shkruar, i ka mjaftuar prokurorisë që të konkludojë që deputeti Rakipi është në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit si deputet.
Por çfarë thotë ligji për dekriminalizimin? Sipas nenit 2 të këtij ligji, mandati mund të ndërpritet vetëm nëse takohet të paktën një nga rrethanat e mëposhtme:

1. deputeti të jetë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim jo më pak se gjashtë muaj për një nga veprat e listuara në pikën “a” të nenit 2 të ligjit;

2. ose të jetë dënuar me një vendim jo përfundimtar për një nga veprat e parashikuara në këtë ligj.
3. ose të jetë nxjerrë në ngarkim të tij një urdhër arresti, ose të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar; ose të jetë dëbuar nga një shtet i BE-së Duke marrë të mirë qenë faktin e prezantuar nga prokurori, deputeti Aqif Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar; nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së.

Me të drejtë shtrohet pyetja: Si mund të justifikohet ligjërisht ndërprerja e mandatit të një deputeti të zgjedhur nga populli kur ligji nuk parashikon një gjë të tillë? Prokuroria, megjithse është e qartë që në rastin konkret asnjë nga kushtet e ligjit për ndërprerjen e mandatit nuk takohet, çka duket edhe në mosreferimin në asnjë nen të ligjit në fjalë, ajo gjithsesi tenton të përligj veprimin e saj, duke anashkaluar ligjin, dhe referuar vetëm vendimit të Kuvendit apo shënimeve përkatëse në formularin që ka plotësuar deputeti.

KQZ-ja, në situata të ngjashme, ka refuzuar të ndërpresë mandatin funksionarëve të tjerë, nëse nuk takohen rastet e ligjit që cituam më sipër. Konkretisht, në vendimin e tij të datës 23.03.2017, ky komision ka arsyetuar se “Në asnjë rast, ligji nr.138/2015 ” Për dekriminalizim…” nuk parashikon se subjekti deklarues duhet të deklarojë gjithçka dhe çdo gjë tej atyre kërkesave që parashikon ligji dhe që i cituam më lartë…

Referenca e organit të prokurorisë, në lidhje me rastin në fjalë, nuk bëhet në mbështetje të parashikimeve të kushtetutës dhe të ligjit, por bëhet në lidhje me vendimin e Kuvendit .. dhe formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues. Pikërisht, kërkesa në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit të miratuar nga Kuvendi, është në tejkalim të parashikimeve kushtetuese dhe ligjore.

Interpretimi i organit të prokurorisë bie ndesh haptazi me parashikimet e nenit 3 të ligjit nr.138/2015, ku janë caktuar shprehimisht rastet e ndalimit për t’u emëruar në një funksion publik dhe referencat ligjore për ndalimin për emërim, apo zgjedhje në funksionet publike të cituara në këtë dispozitë i referohet po ligjit dhe vetëm nenit 2, pika 1 e tij” Për analogji, edhe në rastin e deputetit Rakipi, prokuroria nuk është bazuar në parashikimet kushtetuese e ligjore, por në vendimin e kuvendit dhe formularin e vetëdeklarimit të miratuar nga kuvendi. Në këto kushte a do të kemi ndonjë surprizë të ndryshimit të qëndrimit të KQZ-së? Le të presim e të shofim. Pra me pak fjalë, pretendohet që deputeti Rakipi, për shkak se në formular nuk ka deklaruar përdorimin e një identiteti tjetër në vitin 1998, atij duhet ti ndërpritet mandati.

Por çfarë ka thënë Kuvendi në muajin Prill 2017, në rezolutën e tij për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ-së?

“Qëllimi i ligjit të dekriminalizimit është të garantojë besimin e publikut në funksionimin e organeve shtetërore, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të atyre personave, për të cilët ekzistojnë shkaqet ligjore për të mos u kandiduar, për t’u zgjedhur, apo emëruar, por jo të personave që, për një arsye që nuk lidhet me fshehjen e qëllimshme, kanë referuar të dhëna të ndryshme apo të paplota në raport me të dhënat e gjendura në regjistrat publikë, të cilët janë regjistra zyrtarë e që nuk plotësohet me vetëdeklarim, por sipas procedurave të posaçme ligjore, apo të tjerë që kanë deklaruar të dhëna shtesë pas përfundimit të afatit të deklarimit…”

Në rastin e deputetit Aqif Rakipi me të drejtë shtrohet pyetja: edhe nëse është e vërtetë që ai ka përdorur një identitet tjetër dhe nuk e ka deklaruar, a ka pas qëllim fshehjen e ndonjë rrethane që do ta pengonte atë të ushtronte funksionin e deputetit? Hetimi i thelluar i prokurorisë ka treguar se deputeti Rakipi nuk ka qenë kurrë i dënuar, i kërkuar, i dëbuar apo i arrestuar.

Logjika e thjeshte e do që mos deklarimi i përdorimit të identitetit tjetër (gjithnjë nëse kjo është e vërtetë) është e paqëllimshme, pasi nëse do ta deklaronte nuk do të kishte asnjë pengesë për të vazhduar mandatin e deputetit PDIU ka votuar dhe mbështetur pa asnjë kusht Reformën në Drejtësi dhe Ligjin për Dekriminalizimin, por siç referohet dhe nga sa më sipër në konsultën me ekspertë ligjorë, në rastin e deputetit të PDIU, Prokuroria e Përgjithshme është në kapërcim të ligjit.

PDIU i bën thirrje KQZ që për rastin e deputetit të PDIU z.Aqif Rakipi, as më shumë as më pak të zbatojë Ligjin, dhe vendimet e Kuvendit të Shqipërisë. PDIU është besim plotë se KQZ do të mundësojë një shqyrtim të drejtë ligjor që e aspirojmë të gjithë. /b.d

Next Post
LIVE / Viti i Ri “troket” në Japoni dhe Kore

LIVE / Viti i Ri "troket" në Japoni dhe Kore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

“Nuk ka rregulla loje”/ Ervin Salianji shpreh ambicien: Mund të kandidoj për kryetar të PD-së

March 18, 2026
39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

39 mln euro dëm shtetit nga afera CEZ-DIA/ Juristi Kara: Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë, ERE uli çmimin e shitjes së energjisë

March 18, 2026
Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

Champions League/ Barcelona pa mëshirë ndaj Njukasëllit, kalon me “lumë” golash në çerekfinale

March 18, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Paradoksi i ‘kultivuesve të ferrës’, pse partitë tona nuk prodhojnë demokraci

March 18, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Kaja Kallas: Takimi mes Vuçiç dhe Kurtit mund të zhvillohet por është i vështirë

March 18, 2026
“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In