• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD “zhduk” vilën e Berishës në Gjirin e Lalzit: E ka daja i Argitës, ajo ka vetëm…

by S T
24/07/2024 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas investigimit të Report TV, për vilën e Sali Berishës në Gjirin e Lalzit.

Berisha ka nxjerrë të bëjë një deklaratë Klevis Balliun, për të thënë se Berisha, që kur ishte jashtë burgut postonte çdo fundjavë foto nga vila në Lalëz, se në fakt, ai nuk ka asnjë vilë.

Berisha nëpërmjet Balliut, thotë se ajo vilë, në fakt është vetëm gjysma e vajzës së tij, pasi gjysmën tjetër e ka dajua i Argitës.

Deklarata e Balliut

Mbrëmë Karlo Bolino, biznesmeni partner në hajni i Edi Ramës, u rrek të shpifë prapë për Sali Berishën sipas një skenari të porositur nga Edi dhe Linda Rama. Për realizimin e këtij skenari Bolino kishe grumbulluar në studio dëshmitarë të rremë, kriminelë të dënuar disa herë për vepra të ulëta ordinere si Idajet Beqiri, favoritin e Edi dhe Linda Ramës, Adriatik Doçin, gjobëvënësin e certifikuar dhe pengun e mercenarit Dumani, Kreshnik Spahiun gjobëvënësin e akuzuar në raporte ndërkombëtare, si njeriu që, në bashkëpunim, kërkonte 200-300 mijë euro për emërime dhe transferime gjyqtarësh etj.

Bolino i damkosur tashmë si grabitësi i tokës dhe ndërtesës së gjimnazit të Tiranës në tokë vakëf, vjedhësi i objekteve publike të Tiranës me firmën e Edi Ramës, dhe përfituesi i parave të inceneratorëve, nuk meriton asnjë përgjigje veç përçmimit për trillimet e tij.

Ndërsa në respekt të qytetarëve sqaroj se:

1. Sali Berisha, nuk ka përveç apartamentit të tij 124m2 në ‘Rrugën e Shpresës’, asnjë cm2 tokë apo banesë në bregdet as dhe tjetërkund;

2. Vajza dhe dhëndri i Sali Berishës, kanë blerë qysh në 2004, pra para se Berisha të ishte në pushtet, gjysmë vile që Bolino e paraqiti si vilën e Sali Berishës;

3. Gjysmë-vila që vajza e Sali Berishës ka blerë qysh në 2004 (se gjysma tjetër i përket familjes së dajos së saj) është në baze të lejes së ndërtimit të vitit 2001.

4. Amendimet e lejeve të ndërtimit të subjekteve janë kryer dhe vijojnë të kryhen sipas nevojave dhe sipas ligjeve, duke u iniciuar dhe miratuar nga pushteti vendor dhe asokohe (ndryshe nga Edi Rama sot), në bazë të vendimit të Gjykates Kushtetuese (2006) planifikimi i territorit ishte tagër ekskluziv i pushtetit vendor dhe Sali Berisha e ka respektuar gjithnjë ligjin;

5. Pas vitit 2005 nuk ka asnjë m2 tokë publike të dhënë ndonjë privati për ndërtime vilash, por që të gjitha ndërtimet kanë qenë tërësisht iniciativa private të pronarëve të tokës me investitorët sipas ligjeve të tregut të lirë;

6. Leja e ndërtimit për një subjekt privat në 2012 ka ndjekur procesin ligjor fillimisht me kontratat private të pronarëve të tokës me kompaninë që dëshironin, miratimin e projektit urbanistik në pushtet vendor, kalimin në Këshillin e Qarkut dhe në fund noterizimin (sipas vendimit të GJK) në Keshillin Kombëtar të Territorit;

7. Ndryshe nga Edi Rama, Sali Berisha nuk ka cenuar asnjë cm2 tokë publike apo private që t’ia marrë pronarëve dhe t’ia falë hajdutëve apo trafikantëve STRATEGJIKË, siç ka vjedhur mbi 6 milion m2 troje në bregdet Edi Rama veç në këto 6 vitet e fundit;

Së fundi, shtoj se me këtë emision Bolino, Rama dhe Linda me Hidajetet dhe doçet e tyre, përpiqen të mbulojnë Sarajet e Surrelit me gjatësi të themeleve 57 m, vepër e vjedhjes dhe korrupsionit, ‘pallatin pesë katesh në pajë’ të Linda Ramës, pa asnjë faturë tatimore ndërtimore apo bankare, vepër e shëmtuar korrupsioni, grabitjen nga Bolino të 1500 m2 tokë private dhe ndërtesave pasuri publike, e shumë afera të tjera korruptive për të cilat drejtësia vonon, por kurrë nuk harron./ TEMA

Next Post
Zyrtare/ Armando Sadiku nënshkruan me skuadrën e re

Zyrtare/ Armando Sadiku nënshkruan me skuadrën e re

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Kta hajdute jane te vetmit,per kto pislliqe,mose te degjojme fjale e pune pozitive,ne interesin e popullit,po per kto vjedhje u mesuam,me kta ndytsira.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In