• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD: Zgjedhjet në Akademinë e Shekncave, një farsë zgjedhore, KLSH të nisë kontrollet

by Java News
22/05/2016 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate Partia Demokratike e ka cilësuar zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë së Shkencave si një farsë zgjedhore, ku qëllimi është uzurpimi i çdo hapësire për vendimarje demokratike.

Partia më e madhe opozitare në vend thotë se po përdoren metoda staliniste për t’i imponuar komunitetit shkencor të Shqipërisë, vendosjen e vasalëve të pushtetit në Olimpin e shkencave shqiptare.

Deklarata e PD

Prej disa kohësh ndjekim me shqetësim atë që shumëkush e ka quajtur “farsë zgjedhore” për zgjedhjen e kryesisë së komunitetit më të rëndësishëm shkencor në vend.

Ajo që po ndodh me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë është e pafalshme dhe e papranueshme. Kemi të bëjmë me as më shumë dhe as më pak me një tentativë për uzurpimin e çdo hapësire për vendim-marrje demokratike në institucionin që duhet të rrezatonte dije dhe demokraci për të gjithë Shqipërinë.

Një pjesë e kryesisë së këtij institucioni, në shkelje të plotë të statutit të Akademisë, po vepron në mënyrën më sovjetike dhe staliniste të mundshme, për ti imponuar komunitetit shkencor të Shqipërisë, vendosjen e vasalëve të pushtetit në Olimpin e shkencave shqiptare.

Përdorimi i metodave staliniste të votimit, trajtimi i personaliteteve më të larta të shkencës shqiptare sikur të jenë një tufëz bagëtish, është një atentat i tmerrshëm që i bëhet dinjitetit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Jo vetëm nuk janë respektuar kriteret statutore të njoftimit dhe përfshirjes së komunitetit shkencor, jo vetëm nuk janë njoftuar universitetet dhe personalitetet me kontribute në fushën e dijes. Ajo që ka ndodhur është kolektivizimi i votës, është kërkesa për votim me zarfe dhe me postë për kryesinë e Akademisë së Shkencave, ajo që ka ndodhur është shkelja e kuorumit dhe e të drejtës së çdo pjesëtari të komunitetit shkencor për të qenë i informuar, prezent dhe pjesëmarrës në përcaktimin e fateve të drejtimit të shkencës shqiptare.

Ajo që pritet ti shkaktohet Akademisë së Shkencave, ndodh në vazhdën e atentateve ndaj lirisë së vetëadministrimit të institucioneve universitare. Nëse “klubi stalinist” që synon të shkatërrojë demokracinë akademike ia arrin me sukses qëllimit të tij, atëherë çfarë mund ti kërkojmë ne votuesit të zakonshëm shqiptar? Nëse korruptohen proçeset demokratike në majën më të lartë intelektuale shqiptare, si mund të jetë e mendueshme dhe e imagjinueshme që zgjedhjet vendore dhe kombëtare të mos cënohen?

Kërkojmë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të nisë procedurën për verifikimin e kritereve statutore për kryesimin e Akademisë së Shkencave.

I bëjmë thirrje të gjithë komunitetit akademik, të gjithë mendimit intelektual dhe qytetar të mbështesë të gjithë zërat e lirë që kërkojnë të ruajnë lirinë dhe pavarësinë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Larg përdorimit të kësaj kauze për çfarëdolloj përfitimi politik, u bëj thirrje qytetarëve të lirë të këtij vendi të mos pranojnë përjetësimin e stalinizmit, diktaturës dhe klientelizmit në institucionin më të lartë shqiptar të shkencës.

Ju sigurojmë se çdo vendimmarrje e padrejtë, antistatutore dhe e jashtëligjshme që synon kontrollin antidemokratik të Akademisë së Shkencave do të marrë nga Partia Demokratike përgjigjen e duhur në mënyrën e duhur.​

Next Post

Rikthehet vullkani vrasës... i merr jetën të paktën 7 personave (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In